VIDEO / Si shiten punimet e diplomave nëpër kancelari

Dita

Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka denoncuar sot blerjen dhe shitjen e punimeve të diplomave, qoftë për bachelor­in, qoftë për masterin shkencor. Në videot e publikuara në emision, shihet një studente që kërkon të blejë një punim diplome për master shkencor.

Ajo paraqitet në kancelarinë pranë universitetit dhe punonjësja e kancelarisë i ofron disa punime, ku ajo mund të zgjedhë atë që mund t’i pëlqejë më shumë.

Këto manovra dhe plagjiatura të pastra, ndodhin nën sytë e universiteteve publikë, pasi edhe sot nuk ka një regjistër elektronik të punimeve të diplomave universitare.

Aq më tepër, sot mungojnë edhe masat shtrënguese, ndërkohë që në Perëndim, plagjiatura, qoftë edhe 1 rresht, dënohet rëndë deri në përjashtim nga studimet.

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Po pra, studente qe hyjne ne Universitet per ta marre diplomen qyl duke u gajasur e jargavitur neper kafe.Profesore qe nuk dihet sesi i kane marre titujt dhe nuk prodhojne asgje pervec padijes,korrupsionit dhe paaftesise ne mesimdhenie,dekane e rektor qe jane te zhytur ne mut e qe duan ta mbajne eren e qelbur ne te cilen jetojne Universitetet duke u shtirur se po i cenohet pavarsia e me nxjerrin ca studente qe vetem cilesine e stafit te profesoratit nuk kerkojne dhe asnje korrupsion te ketyre zullumqareve qe mbajne peng arsimin ketu e 25 vjet nuk denoncojne.Ja,si merren diplomat ne shume raste.Universitete te shqyera dhe te mbushura me studente te shkallafitur,profesore injorante e medioker,drejtues te korruptuar deri ne palce e qe nuk duan t`ja dijne fare per meritokraci,cilesi dhe menaxhim te mire te fondeve.Keta qe kerkojne fonde dhe duan ti menaxhojne vete jane palacot qe ja luajten fene buxhetit per Arsimin e Larte per 25 vjet.Po nuk u vu dore e hekurt dhe te ndryshohen strukturat e Universiteteve publike,kjo pune keshtu do te vazhdoje,zinxhir nga studenti tek pedagogu dhe anasjelltas.Arsimi i larte eshte ne humnere.Seksere qe jane neper keto kanceleri apo edhe ne Institucione brenda qe shesin punet qe i bejne Profesore injorante e te korruptuar duke kopjuar teza e duke ja u shitur per pune shkencore ketyre varfanjakeve truthare.Vihen notat sipas deshirave te Profesoreve(ne shumicen e rasteve jo te gjithe)Vini dore sa me shpejte ne arsimin e larte,ngriheni me themel pirgun e llumit qe ka zene perfund frymen e asaj qe duhet te jete e ardhmja.Therrisni te rinj te kualifikuar ne perendim qe te vijne e te japin dije se me shumicen e ketyre Profesoreve qe kane zene vendet neper Universitete ky vend nuk ka per te pare kurre zhvillim.Nuk ju majftuan 25 vjet me keta medioker,injorante e te korruptuar qe e cuan dhe e degraduan fare sisetmin?Hidheni pertoke kete sistem te qelbur qe do te jete akoma pengues,do te kete dhimbje por do te kete edhe sherim.

  • Asgjè e re nèn “diellin” shqiptar,

    gjithçka nè shitje. Gjithkund “intelektualè”. Aq shumè janè bèrè saqè disave u duhet “pèrkohèsisht” tè punojnè si kamarierè apo shoferè taksie. Lum ky vend pèr kèta bilbila. Lum ai qytetar shqiptar, qè do bjerè nè duart e kètyre “profesorè-doktorrève” tè sè ardhmes sè ndritur shqiptare.
    Si pèr ti vènè vulèn gjithçkaje, mjafton njè angazhim modest i redaksisè sè emisionit FIKS FARE, pèr tè gjetur zbuluar gjithè idiotèsinè dhe falsitetin e kètij realiteti grotesk. Nuk janè organet pèrkatèse tè paguara nga taksat e shqiptarève, ato qè sjellin kèto fakte apo qè plotèsojnè detyrimin kushtetues pèr parandalimin e krimit. Kèto institucione shtetèrore, janè simboli i rrènimit tè shtetit shqiptar dhe e uljes kèmbèkryq tè korrupsionit shkatèrrues, nè çdo qelizè tè kèsaj shoqèrie.
    Reforma nè drejtèsi,,,,,,,,, ajo do e nxjerrè gomarin nga balta. Ajo reformè, do na shpètojè pèrfundimisht nga vetvetja mizore, do “zgjojè nga gjumi” Llallèn dhe Ajazin dhe do ta ngrejè ujin pèrpjetè.
    Aq sa bèhet stan me lepuj, aq bèhet shtet me hajdutè. Vazhdoni shitjen dhe blerjen e gjithçkaje Zonja dhe Zotèrinj “intelektualè”. Ju jeni e sotmja dhe e ardhmja shqiptare pranè semaforève,,,,,,, stacioni i fundit para vetèshkatèrrimit dhe mohimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *