Së fundi, së bashku me disa shokë e miq të nderuar të vendit tim, kurorëzuam me sukses një veprimtari në 80-vjetorin e rënies së Heroit të Popullit Riza Cerova. Komentet mbi këtë ngjarje, nuk janë objekt i shkrimit. Lexuesit dhe redaksisë së nderuar, do t’i kërkoja mirëkuptimin për çka më poshtë dua të trajtoj. Në atë veprimtari unë mbajta kumtesën “ Vlerat e mëdha janë produkt i njerëzve të mëdhenj. Shoqëritë e qytetëruara i ruajnë, i pasurojnë e i ngrenë ato më lartë, duke e rritur kësisoj famën, nderin dhe lavdinë e vetë. Pushtetet veçmas, nuk mund ta kryejnë këtë mision fisnik, kur vet nuk janë të tillë”.
Siç është e natyrshme në kësi rastesh, pati edhe qejfmbetur të cilët, prej atij çasti e më pas vijojnë të “tjerrin” posht e lartë, për gjoja “hatanë” që bëri kumtuesi rreth ndonjë momenti a figure të nderuar të historisë. Sigurisht ligjëruesi, në atë material, nuk ndante sheqerllëqe për të mësuarit me kësisoj. Për t’u kuptuar “hataja” e ligjërimit, më lejo i dashur lexues, të sjell fjalë për fjalë njërën shprehje të kumtesës:
“ . . . Shuaip Cerova, bashkëluftëtari më i afërt i Rizait, dy herë i dënuar me vdekje dhe dy herë me nga njëqind e një vite burg, eksponent në organizimin e Kryengritjes së Fierit, i plagosur rëndë në Marjan para syve të Rizait që jepte shpirt, këtij burri pra, nuk iu dha as statusi i veteranit,që e gëzuan shpesh edhe ca lepuj ferrash. Dhe a e dini pse? Sepse shoku i tij i luftrave, Heroi tjetër legjendar Zylyftar Veleshja, u bë me pushtet pas vitit 1944, siç i takonte me pashë por, druhej se Shuaipi që lëngonte nga plagët, e kish hijen më të madhe”. Komenti mbi këtë shprehje, nuk është punë e imja. Lexuesi dhe çdo njeri me dy pare mënd në kokë, le të gjejë aty “hatanë” e ligjëruesit. Mua më takon e drejta ime që t’u shpjegoj “patriotistëve qejfprishur”, sa vijon:
Janë dy lloje të “qejfmbeturish”. Njëra palë janë ata bashkëqytetarë e miq që e dëgjuan me veshë kumtesën time. Mjerisht, nuk e dëgjuan me mend. Nuk e përtypën fare por, ashtu bruto, e gëlltitën dhe u ra e rëndë në stomak. Kjo kategori, e rritur gjithë jetën nën hijen e pemëve të mëdha, pa klorofilën që të jep veç energjia diellore, nuk ka as pjekurinë por sidomos kurajon, të pranojë të vërtetat e historisë njerzore, me të gjithë kompleksitetin e tyre dhe, si të tillë, “skandalizohen” kur dikush tenton të zbresë nga Olimpi,perënditë e imagjinuara. Nëse dëshirojnë, jam i gatshëm t’i pres publikisht të debatojmë.
Është pala tjetër, më “interesantja”. Individë të lindur, ushqyer e rritur veç në kënetën e thashethemeve, Kjo tufë nuk ishte në sallë. Ky soj, nuk shkon kurrë atje ku ligjërohet. Për të dyja palët, për të gjithë ata miq, unë dëshiroj të sqaroj e t’i qetësoj: Zylyftar Veleshja, Kahreman Ylli e burra të tjerë të historisë së lavdishme të Skraparit e të Shqipërisë, me veprën e tyre, janë ngjitur atje ku askush, kurrë nuk ka fuqi t’i zbresë. Por, ndryshe nga tufa e “të qederosurve” unë, kurrë nuk e kam kuptuar veprën e tyre heroike, si bëma të perëndive por, si vepër të njerëzve me shpirt e zemër të madhe. Si të tillë, heronjtë tanë nuk janë pa gabime të cilat, kurrsesi nuk ua zbehin vlerat. Tufa e derdimenëve që nuk këndojnë libra, le të mësojë se, Zylyftar Veleshja, ishte nip në derën e madhe të Cerovës, e pat tërë jetën si shtëpinë e tij vatrën e Ruzes, që ishte edhe imja, aso kohe i ri. Eh, kohë të trazuara por, me disa shokë ka kohë që punoj për një projekt përjetësimi për Zylyftarin që, dashtë e mira ta përmbush. Sidoqoftë, shpresoj në mirëkuptimin me të gjithë bashkëpatriotët e mi të nderuar.

Ke thene nje te vertete te thjeshte,qe te ligjte nuk duan ta degjojne,.
Po qe s’na i ndjen fare mor ti plako as Rizain e ate tjetrin dhe as per kete tjetrin te fundit i bere me pushtetin, ti ri e merru me ta po 99.99% te popullates as i rruhet per keta emrat e tu qe ti i din si burra te medhenj.
Me vjen mire per pseudonimin qe ke ven ” Rob Koti” Me te vertet rob koti qenke . Po cilet jane njerez te medhenj per ty Saliu e Luli ?