FOTO/ Arrestohet shitësi i lëndëve narkotike në Pogradec

Saimir Lleshi

Një operacion i koduar “Odeon”, çoi në arrestimin e një 23 vjeçari në Pogradec. Në pranga përfundoi Xhulian Haxhillari.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, në lagjen nr 3, në qytetin e Pogradecit, në afërsi të vendit të qujatur “ODEON”, si edhe gjatë kontrollit në banesën e tij, i’u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale 71 doza, me bimë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Prej të cilave 10 doza, u gjetën në trupin e 23 -vjeçarit, ndërsa 61 të tjera, në banesën e tij. Dyshohet se këto doza, shtetasi Xhuljan Hoxhallari, do t`i shpërndante në qytetin e Pogradecit.

Materialet  i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec,  për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /Dita/

kanabiss kanabisss

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *