Italia ‘shpëton’ nga Audi i Verdhë, ikin gangsterët

Saimir Lleshi

Prej ditësh është bërë tmerri i disa rajoneve në Itali e ashtuquajtura makina e verdhë. Thuhej se në të ishin tre shqiptarë dhe qarkullonin si të çmendur.

Policia është vënë në kërkim, por nuk mundi t’i gjente.

Makina është djegur në një fshat në veri të vendit. Ishin banorët e zonës që lajmëruan zjarrfikësit për flakët që kishin parë. Atje shkuan edhe karabinierët që konstatuan se bëhej fjalë për Audin e Verdhë.

Automjeti ishte vjedhur dhjetorin e kaluar në Milano dhe në bordin e tij tre keqbërësit u bënë protagonistë të grabitjeve dhe arratisjeve spektakolare. Por për ata të tre nuk ka asnjë gjurmë. /Dita/

 

makina makinaaa makineee

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *