A na do atdheu sa e duam?

redaktor

Që në kohën e osmanëve atdheu Shqiponjë e donte pjellën e vet, se ishin fëmijët e saj. Gjergj Kastriot Skënderbeun, fëmijë i kësaj toke e rrëmbyen turqit për ta stërvitur kundra nënës. Por gjaku dhe qumështi i nënës nuk bëhej ujë. Një ditë të bukur Skënderbeu u kthye me 300 trima në tokën që e kishte lindur. Luftoi me trimëri e zgjuarsi kundra osmanëve dhe e la vendin e shqiponjave gjersa vdiq të pa pushtuar nga osmanët.

Vitet ikin bashkë me shekujt. Vatani i shqipes i mbrojti fëmijët e saj nga vitet ‘44 deri në vitet ‘90. Po mbas viteve ‘90 deri në ditët e sotme? A i do vatani njerëzit sa e dua unë dhe ti? Po, po, na do shumë më shumë, se krenohet me bijat dhe bijtë e kombit shqiptar që braktisin çdo gjë në këtë tokë duke marrë rrugën e mërgimit nga politika e urryer. Ju uroj gjithë të mirat stafi i gazetës Dita!

 

Letër e nënshkruar

Zaim Korça

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *