Ç’bëhet me ISBN-në?

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

“Nuk po vjen ISBN-ja”, ankohen shtëpitë botuese në rrethe, nuk po dalin botime të reja. Materialet e librit janë gati, janë zgjedhur titujt, kopertina është bërë e bukur sipas gustos që ka autori, por nuk po botohen se mungon ISBN-ja. Ka shumë autorë të rinj e të vjetër të cilët venë lart e poshtë në shtëpitë botuese për vonesën e madhe të daljes së librit. Unë personalisht kam 4 muaj që kam çuar për botim librin tim dhe akoma më kanë thënë të pres. Si unë ka shumë të tjerë që presin, nxënësit e gjimnazit bëjnë poezi, por presin radhën për t’i botuar. Veteranët shkruajnë kujtimet e Luftës NAÇL, edhe këta po presin radhën për botim. Të gjitha këto botime kanë ngecur! Kush e mban peng ISBN-në në Tiranë? Shtëpitë botuese janë të gatshme të ndihmojnë. Kam 4 libra për botim, tregon Nebi Ymeri në Fier, por s’i botoj dot po nuk dërgoi Tirana ISBN-në. E sa do presin botuesit për të nxjerrë një libër, kush përgjigjet? Kush e mban përgjegjësinë për ISBN-në në Tiranë? Luftar Kuka, Patos.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *