Itali / Lajmërime për hajdutët, edhe në shqip

redaktor

Për të gjithë ata që nuk kuptojnë gjuhë tjetër veç shqipes, në komunën Arcade të Trevisos në Itali, mund të shohin në tabelat rrugore edhe gjuhën e tyre mëmë.

Në fakt, kjo vlen më tepër për hajdutët, pasi kryetari i komunës prej 4 mijë banorësh ka marrë një iniciativë të re për të gjithë ata që tentojnë të vjedhin.

Ata paralajmërohen nëpërmjet kësaj tabele se “Zona është e vëzhguar me telekamera”.

Paralajmërimi në tabelë shfaqet në 5 gjuhë të huaja, anglisht, frëngjisht, rumanisht, shqip dhe arabisht.

Megjithëse është e shkruar me disa gabime drejtshkrimore “Zona i vëzhguart nga telekamera”, shqiptarët arrijnë ta kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *