FOTO/ Arrestohet duke vjedhur një automjet

Saimir Lleshi

Dy shtetas përfunduan në pranga teksa kishin vjedhur një automjet. Policia i ndoqi ata, duke i arrestuar në flagrancë.

Në pranga përfunduan Emarildo Basha, 21-vjeç dhe Genci Dosti, 36-vjeç, banues në Ksamil.

Gjatë orëve të natës së shkuar, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një automjet tipMercedes-Benz, në pronësi të shtetasit A.L, të cilin (i dëmtuari) e kishte lënë të parkuar përpara banesës.

Shërbimet e Policisë gjatë ndjekjes së autorëve, kanë bërë të mundur që mëngjesin e sotëm, në hyrje të Ksamilit, të bllokojnë mjetin e vjedhur si dhe kapjen në flagrancë të autorëve.

Gjithashtu, gjatë kontrollit që është ushtruar në banesën e shtetasit: Emarildo Basha, janë gjetur dhe sekuestruar 137 fishekë-automatiku model 56, -një armë gjahu “Çifte” pa leje bashkë me 10 fishekë. Materiale të cilat ishin në disponimin e 2 shtetasve të mësipërm. /Dita/image-3cb4400a39cbc1a7d9ef5adf89cb430f5476d8f83365ca4677d8caa85c0fb89a-V image-5d56efa9f90d443e143d8c7f04c16c1fac03adc41beb447e14514a3be0e30c4b-V image-362217e3b89fc0c6818e98f174a3877cb978aa60dc2a4f431e7a289103fbd45a-V image-704723749e0d8617a2b905fa3adf8a4de407018dff4f610d7d05615d4c9dc7dc-V image-a94de6be2d0fa37fb91688029adcdae4a1dcf3ac4ea02897bfd67dfcfaa5a637-V

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *