Banorja i kërkon ndihmë Metës: S’kemi lekë të paguajmë qiranë, pronari do na nxjerrë jashtë

Dita

Sapo mbaroi tryezën për reformën zgjedhore, të organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, kreu i Kuvendit Ilir Meta, është takuar me anëtarët e një familje të cilët i kanë shprehur shqetësimin e tyre.

Gratë, mes tyre njëra me aftësi të kufizuar, kanë pritur kryetarin e Kuvendit para ambienteve ku u mbajt tryeza për reformën zgjedhore. Ato i kanë shprehur shqetësimin se pronari i shtëpisë ku banojnë, do t’i nxjerrë jashtë, pasi nuk kishin lekë të paguanin qiranë.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, u tha se çështja do të verifikohet nga autoritetet përgjegjëse, dhe i garantoi se të bëhet çdo përpjekje që të mbrohen të drejtat e tyre sipas procedurave të ligjeve në fuqi.

 

qwer

Share This Article
1 Comment
  • Ketij koke tulit i dhimset shume populli hallexhi.si mund te ndihmoje kryetari kuvendit per parate e qirase qe nuk I ka populli.lajmi meta mendon per popullin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *