Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë burgut të Drenovës në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Qatrom.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se të shtënat kanë qenë në një distancë prej 500 metrash nga burgu i Drenovës.
Po ashtu raportohet se është qëlluar në ajër nga një mjet në lëvizje, përcjell “Ora News”-i.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të mjetit.
Nuk dihen ende arsyet dhe autorët.
