Mediat: Armë shqiptare në tregun e zi në Gjermani

Dita

Armët shqiptare dhe ish-jugosllave shiten në tregun e zi në Gjermani, sipas shtypit gjerman.

“Edhe nga Shqipëria vjen një arsenal i rrezikshëm. Më shumë se dy milionë ‘Kallashnikovë’ u zhdukën atje vetëm gjatë fundit të regjimit komunist dhe vitit 1997”, shkruan gazeta gjermane “Morgen Post”.

E përditshmja nënvizon se pas luftërave të ndodhura në Ballkan, asnjë nga vendasit nuk ka bërë përpjekje për largimin e armëve nga qarkullimi.

“Kështu një pjesë e madhe e armëve kanë përfunduar duke u shitur në tregun e zi dhe në forumet e ndaluara në internet. Kjo u jep mundësi njerëzve në Gjermani të blejnë armë ilegalisht duke i përdorur më pas për krime të ndryshme”, theksohet në shkrim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *