I izoluar, i ndotur dhe mbi të gjitha i ngrirë, Norlisk, 250 milje në jug të Arktikut është depozita më e madhe e nikelit, bakrit e palladiumit në botë.

I vendosur në skajin më verior të tokës, Norilsk, ku temperaturat mesatare janë nga -10 deri -55 gradë celsius është një qytet ekstremesh me 170 mijë banorë.

2 muaj çdo vit qyteti gjendet pothuajse në errësirë për shkak të netëve polare dhe 8-9 muaj të vitit është i mbuluar nga bora dhe akulli.

Banorët e Norilsk vuajnë vazhdimisht nga sidroma e natës polare si ankth, nervozizëm dhe pagjumësi, në varësi të stinëve, ndërsa mungesa e stimujve emocionalë dhe psikologjikë gjenerojnë shumë raste të sëmurësh me depresion.



Keni nje lapsus! 250 km ne jug, e jo ne veri te Arktikut! Faleminderit per mirekuptimin!