Mosha tejet e thyer nuk ia kishte larguar dëshirën për marrëdhënie seksuale. Madje përdhunoi një të moshuar.
Rasti i çuditshëm vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, posaçërisht Denver ku një 94 vjeçar ka përdhunuar një grua 20 vjet më të re, 74-vjeçare.
Veterani i marinës amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore, Robert Lehnert akuzohet për dhunë seksuale. Rasti ka ndodhur më 5 janar të këtij viti dhe sipas CBS Denver, burri ka përfunduar në pranga.
I moshuari e ka kryer aferën seksuale me një të njohurën e tij në banesën e saj.
Për veteranin u bë edhe një dokumentar në vitin 2012, por “suksesi” i tij i vërtetë duket se është tani, pasi lajmi po përhapet me shpejtësi në mediet ndërkombëtare.
Ai ka kërkuar falje gruas që përdhunoi dhe pranoi pjesërisht akuzat.
I moshuari po gjykohet në gjendje të lirë dhe muajin e ardhshëm pritet që të paraqitet në gjykatë. /Dita/
