Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Përshëndetje DITA! Më në fund PD-ja erdhi në qytetin tonë! Ky është lajm, pasi pas më shumë se dy vjetësh PD-ja e gjeti se diçka ju mungonte në tabelat e tyre dhe dolën në terren. Aq shumë i harruar është ky qytet, sa në zgjedhjet e fundit as që e prezantuan kandidatin e tyre për kryetar bashkie. Por tek e fundit, ç’duan këtu? Këtu s’ka njerëz, bagëti, s’ka lumë që përmbyt toka e shtëpi, s’ka ndonjë njeri që është i pakënaqur, pasi këtu çdo gjë shkon vaj. Por mirë e keni, sepse kur të vini prapë duhet ta keni përfunduar reformën në drejtësi, bërë reformën në sistemin zgjedhor, pastruar partinë nga ata që mbajnë peng jo vetëm PD-në, por edhe të ardhmen e këtij vendi. Vetëm pasi të keni bërë këto do të jeni të falur për arsyet e harresës dhe të kërkoni pakt besimi me qytetarët e bashkisë sonë.
