Një kishë zbulohet në Turqi, mund të ndryshojë historinë e ortodoksisë

redaktor

Një kishë historike është zbuluar në Turqi, shkruan “Hurriet Daily news”. Agjencia shton se zbulimi i mësipërm mund të ndryshojë historinë e ortodoksisë.

Kisha ka dalë nga gërmimet e kryera së fundmi në rajonin e Kapadokias, ndërsa specialistët thonë se janë afrekset brenda kishës që mund të shënojnë ndryshime të mëdha në atë që dimë për ortodoksinë. Në afreske ka imazhe që nuk janë hasur më herët. Zona ku u gjet kisha quhet “Nevşehir Castle”.

Afreskët tregojnë Krishtin që ringjallet dhe vrasjen e shpirtrave të këqinj”, ka thënë kreu i bashkisë Nevsehir, Hasan Ünve. Ai shton se afreske të tilla nuk janë parë në asnjë kishë tjetër, ndërsa datimi i kësaj të fundit shkon në shekullin e V.

Kisha është ndërtuar nëntokë dhe është më e madhe se kishat e tjera në Kapadokia.

“Na është raportuar se disa prej afreskeve këtu janë unike. Ka pamje të mrekullueshme, një peshk që bie nga dora e Jezu Krishtit, atë që ngjitet drejt qiellit dhe shpirtrat e këqinj që vriten. Kur kisha të zbulohet plotësisht, Kapadokia mund të bëhet qendra më e madhe e pelegrinazhit të ortodoksisë”, -shtoi Unver.

Ndërkaq, arkeologu Semih İstanbulluoğlu që drejton gërmimet, është shprehur se muret e hollë të kishës kanë rënë për shkak të dëborës dhe shiut, por ato do të rregullohen gjatë restaurimit./Pasqyre

Share This Article
6 Comments
  • Pse do te ndryshoje historine e ortodoksise?Ne shekullin e V-te nuk kishte ortodoksi si fe,por te gjithe ishin Katolike.Ortodoksia si fe ne vehte u lind me 16 Korrik 1054 ,date qi njihet si ndarje e Kishes Katolike ne dy kisha ate Ortodokse me qender ne Kostantinopoje dhe ajo Katolike me qender ne Rome.Shkrimi i ma siperm do te ishte titullue ndryshe:”Nji kishe zbulohet ne Turqi,mund te ndryshoje historine e katoliçizmit”

  • Titulli eshte nensacion gazetaresh pa kulture historike.Kapadokia eshte nga provincat e para qe mbeshteti krishterimin dhe ndihmoi apostujt ne perhapjen e besimit te tyre.Ketu u strehua apostulli Pjeter ne mos gabohem.Ne Kapadokia ka plot kisha te gdhendura ne koder,ashtu si kane edhe shtepite.Qe ka afreske te shek V,nuk ka gje per tu habitur,pasi pereiudha ikonoklaste i perket shek VIII dhe IX<Me te vecante jane mozaiku i Arapajt dhe mozaiku i bazilikes se Bezistanit ne Elbasan i shek VI ku paraqiten dy ushtare romake te armatosur,si ne asnje kishe te lashtesise.E megjithate as e ndryshon dot historine e Ortodoksise,qe zyrtarisht fillon 5 shekuj me vone.Ne shek e V qendra zyrtare e te dy kishave ishte ROMA.

  • O gjin,a e di ty sa bejne 2+2 ?
    Historia per “njerezit” e pandershem dhe te keqinj eshte hipokrisi,kurse per njerezit e ndershem eshte drejtesi,dinjitet,respekt.
    Ne vitin 476 A.D kur Roma ra tek Varvaret pas 700 vjet dhune dhe Gladiatore,per here te pare nga Kostandini i Madh vendosi ne pjesen tjeter te Perandorise gjuhen Greke nga ajo Latine dhe beri Zyrtare Krishterrimin.
    Deri ne 1054 A.D Ballkani dhe Perandoria Bizantine nuk kishte lidhje me Romen dhe u nda ne Orthodoks dhe Katolike.
    Kete 1000 vjecar ku egzistonte Roma?
    Ishte vetem Greqi dhe Bizant,asnje shtet brenda saj.
    Orthodoksizmi ishte vazhdim i bizantit qe ne 476A.D.
    Ku ishin Katoliket ne kete kohe?
    Ah mor fukara qe kaq te pret ai truri.
    Ne fund te fundit,Krishterrimi kudo eshte perhapur me dhune sidomos Roma dhe Dogma e saj,si ne ameriken veriore dhe Jugore,ne Albanistane,ne Ballkan .
    Te duket e drejte dhe e shenjte qe vjen tjetri dhe te ndron besen duke mos respektuar besimin e tjetrit,duke shfrytezuar fuqine dhe varferine?
    Te njejten gje beri edhe Tereza,cpune kishte ajo atje me parate e vatikanit qe gjoja ndihmonte te varferit dhe i ndronte Besimin?
    Ky eshte respekti ndaj Zotit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *