Christina Carta Villa, 59 vjeç, ka paditur për mashtrim burrin e saj, Gabriel Villa, 90 vjeç, kur mësoi se ky ishte divorcuan më mënyrë të fshehtë katër muaj pasi ishin martuar, raporton “The sun”. Konkretisht Christina kërkon 50% të apartamentit që ka një vlerë prej 1 milion dollarësh dhe që burri i saj donte t’ia trashëgonte vajzës që pati gjatë martesës së parë.
Kështu pak muaj pasi u martuan, burri udhëtoi në Republikën Domenikane ku punësoi disa avokatë që duke falsifikuar dokumentet përfaqësuan gruan e tij dhe nën argumentin se Christina ishte e padurueshme mori anulimin e martesës me objektivin se po mbronte interesat e tij ekonomike dhe heqjen nga testamenti. Christina zbuloi gënjeshtrën pasi një faturë taksash mbërriti pa emrin e saj në vilën e saj në Manhattan. Pas kësaj punësoi një detektiv privat që zbuloi të gjithë ngjarjen. /DITA
