Kontributet, miratohen pagat referencë

Dita

Miratohen pagat referencë të cilat do të përdoren për llogaritjen e kontributeve shoqërore të profesioneve të lira. Në mbledhjen e fundit, qeveria ka vendosur pagat e referencës të orjentuara në bazë të zonës ku ushtrohet profesioni, llojit të profesionit dhe vjetërsisë së tij.

Në bazë të profesioneve pagat variojnë nga 41 250 që është më e ulta në 88 800 që është më e larta. Paga mujore sipas profesionit përbën edhe kufirin minimal, mbi bazën e të cilit do të paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Në rastet kur aktiviteti profesional i nisur është në 3 vitet e para, në vendimin e qeverisë parashikohet një zbritje me 30% e pagës të përcaktuar sipas referencës.
Kjo mënyrë e re e përllogaritjes së kontributeve shoqërore dhe shëndetësore është kundershtuar nga grupet e interesit, pasi sipas tyre vlerësimi i qeverisë për pagat nuk është real.

Sipas profesionistëve kjo mënyrë llogaritje nuk është e saktë dhe do të shkaktojë edhe rritje të çmimit të shërbimeve që ofrohen për qytetarët.

Share This Article