Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
I nderuar zoti Thano! E dashur redaksi e DITËS! Dua t’ju falënderoj përzemërsisht në emrin tim dhe të shumë lexuesve të gazetës tuaj për kohën që i kushtoni letrave tona. Jam i vetëdijshëm sa shumë punë duhet bërë deri në pikën e botimit të dorëshkrimeve tona, pasi ne jemi të pashkolluar në ato nivele që lyp sot gazetaria dhe tregu i punës. Ne vërtet jemi thjesht lexues, por ndofta pak “zevzekë” dhe nuk mund të durojmë aspak padrejtësitë dhe shkeljet brutale që pushtetarët i bëjnë ligjit dhe qytetarëve. Dashje pa dashje bëjmë “ysh” pa patur pula. Por për informacionin që ju dërgova dje për mungesën e dy gazetave DITA dhe Shekulli në bibliotekën e Lezhës, ndofta bëra gabim por u shqetësova. Paçka se ata që e lexojnë në bibliotekë i blejnë gazetat, por sigurisht jo të gjitha. Kështu them se shtohen lexuesit. Respekte! Preng Pjetri
