Dërguar me sms
Në numrin e redaksisë
Përshëndetje z.Thano! Brenda mundësive do t’ju kërkoja të vinit në fokus një problem real dhe gati të padukshëm që na prek të gjithëve ne që jetojmë në Tiranën kaotike. Në lagjen ku unë banoj, megjithëse rruga është e gjerë bollshëm, njëri krah i parkimit është damkosur “Kundravajtje”. Ky veprim ka pjestuar për dy mundësinë e parkimit për banorët. Sigurisht që makina nuk merret dot në krah e të ngjitet në shtëpi, detyrohesh që të parkosh edhe kundravajtje (kundravajtje absurde për më tepër) duke qenë e ndërgjegjshme që “ndihmon” arkën e shtetit me gjobat që policia hajdute të vendos ty.
Ky sistem vjelje fondesh nuk është vetëm “Made in Liqeni”, por është i përhapur në të gjithë qytetin e Tiranës. Çdo fund muaji aty vërsulen çunat e gocat e policisë rrugore, e me moton “Bravo çuna” qëndisin gjobat për çdo makinë.
Është për të ulëritur që asnjë banor e kundravajtës parkimi nuk ka ngritur zërin për këtë “kufizim” parkimi në Bashkinë e Tiranës. Dhe sigurisht që Bashkisë vetë (që dashuron Tiranën pa makina) as nga larg nuk i vete nëpër mend të bëjë ndonjë studim të këtyre kufizimevem ku duhen vendosur e ku duhen eleminuar. Me respekt, Ada

Shoku ke te drejte. E njejta situate edhe ne lagjen time. Madje shpesh disa individe qe nuk banojne ne lagje parkojne mjetet per muaj apo vite dhe me gjithe denoncimet e here pas hershme ne polici per kete fenomen ende nuk ka levizur asgje. Policia nuk merret gangot, vetem me fakirat e ndershem.
Ketu ne Tirane nuk ka asnje kontroll kush jeton dhe ku banon, si jetojne keta njerez, ku punojne.
Nuk ka asnje vullnet nga pushteti per te permiresuar gjerat, ah vetem kur vjen puna te partneriteti publik-privat aty ndryshojne punet.
Mesa duket vitin e pare cdo qeveri punon, pastaj iu rehatohet pushteti me bodigarda, makina e cdo gje ne dispozicion e nuk dun me ia dit per asgje.