Deputetët shqiptarë mbajnë në ‘këmbë’ Gjukanoviçin

Saimir Lleshi

Pavarësisht kritikave të shumta për korrupsion, qeveria e Malit të Zi ka rimarrë besimin nga deputetët e Parlamentit atje.

Votat e shqiptarëve ishin vendimtare për qeverinë e Milo Gjukanviç. Nga 62 deputetë, 42 votuan pro, dhe 20 kundër, ndërsa nevojitej një shumicë prej 41 deputetësh për ta mbajtur në këmbë qeverinë.

Nga 6 deputetët shqiptarë në parlament, 5 votuan pro, ndërsa kundër votoi vetëm Dritan Abazoviç nga partia qytetare URA.

Edhe përkundër mos realizimit të të drejtave të shqiptarëve, deputetët nga partitë shqiptare që nga koha e Unionit Demokratik të Shqiptarëve të Ferhat Dinoshës i cili tani është Ambasador i Malit të Zi në Tiranë, vazhdojnë të përkrahin Qeverinë Djukanoviç.

Shqiptarët në Mal të Zi janë të ndarë në disa parti. /Dita/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *