Rokada, dy ministra shkojnë te… gratë

anazapta

Kryeministri Sali Berisha ka bërë gati emrat që pritet të zëvendësojnë ministrat e larguar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Kështu, drejtori i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Halim Kosova, doktori i grave, gjinekologu i njohur,  do të emërohet ministër i Shëndetësisë. Florion Mima, deputet i Partisë Demokratike, do marrë drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë, duke zëvendësuar Edmond Haxhinaston.  Por duket se dy emërime të tjera kanë sjellë dhe dy koincidenca interesante. Aldo Bumçi, do të shkojë nga ministër i Kulturës, për të drejtuar ministrinë e Jashtme. Kur të shkojë në këtë ministri, zoti Bumçi do të jetë pranë bashkëshortes së vetë, e cila punon Drejtoreshë në Drejtorinë e Integrimit në Ministrinë e Jashtme. Nga ana tjetër posti i Ministrisë së Kulturës do të shkojë për Visar Zhitin, ky i fundit nëse pranon propozimin, kur të shkojë në ministri do të gjejë edhe ky bashkëshorten e tij, e cila punon në këtë ministri, madje si pjesë e stafit të ngushtë të kabinetit të ish-ministrit të Kulturës Aldo Bumçi.

Ndryshimet
Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit, do jetë edhe zëvendëskryeministër. Ndërsa dje Këshilli i Ministrave bëri publikë tre emrat e ministrave të rinj, duke nxjerr “blof” parashikimet mediatike të cilat sugjeronin se ministër i jashtëm do të ishte Eduard Selami, ministër i Shëndetësisë Tritan Shehu dhe ministër i Ekonomisë do të ishte një kandidaturë e ardhur nga PDIU-ja. Por duket se Berisha ka patur tërësisht emra të tjerë në plan kur ka iniciuar ndryshimet. “Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e zotit Edmond Haxhinasto nga detyra të Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si edhe emërimin e zotit Myqerem Tafaj në postin e Zëvendëskryeministrit, i cili është njëkohësisht edhe ministër i Arsimit dhe Shkencës; Emërimin e zotit Florjon Mima në postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës; Shkarkimin e zotit Edmond Panariti nga detyra të ministrit të Punëve të Jashtme dhe emërimin në këtë detyrë të zotit Aldo Bumçi, i cili largohet nga detyra e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Emërimin e zotit Visar Zhiti në detyrën e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Shkarkimin e zotit Vangjel Tavo nga detyra të ministrit të Shëndetësisë dhe emërimin e zotit Halim Kosova në këtë detyrë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Botuar sot në gazetën “DITA”

 

Share This Article
9 Comments
  • Ha-ha, e bukur kjo dy ministra shkojne tek grate. Keshtu sanksionohet nepotizmi ne nivelet me te larta. Cmimi i peticioneve qe nenshkruan Visar Zhiti per Jozefinen qenka minister per 3 muaj.

  • Se harrova, edhe Halim Kosova eshte ne ne njejten gjatesi vale: edhe nenshkruan peticione si Zhiti, edhe e ka gruan Drejtoreshe ne Ministrine e Jashtme. Perfundimisht sanksionohet qe nenshkrimi i peticioneve = minister per 3 muaj + gruan drejtoreshe.

  • Vini re! Ministrat jane miq te Argites dhe te Lul Bashes. Berisha nuk ka besim fare tek sekti Topalli. Kjo eshte pjese interesante. Panik i madh.

  • Patrica e thyer e Berishes me sa duket brenda dites i ra ne koke Edi Rames Deri ne zgjedhje do i firojne edhe deputete te tjere.As me LSI nuk e rrezoi kete qeveri qe do kontrolloje zgjedhjet do shihni qyfyre e te papritura me pas.Per nje gje me vjen keq vertet qe Halim Kosova i nderuar pranon te konsumohet per 3 muajt e mbetur

  • Halim Kosova i nderuar ????? Medioker sharlatan qe ka qene dhe mbetet grykes dhe sahanlepires I njerezve ne pushtet. Ne kliniken private ka te njejtat pajisje, plaka, dritare apo dhe ashensor, te te njejtit lloj, ngjyre apo marke, qe ka dhe Materniteti. Rastesi ???? Shkoni beni nje eko dhe shiheni vete. Me djersen e ballit???
    Rreshtimi me qeverine e turpit te shqiptareve tregoi kush eshte, dhe do e damkos perjete.

    • TE KEQEN O SHKARAVINA… TA DISH C GRUA KA ALDUA 🙂 E KA ‘NDERUAR’ GJITHE TIRANA N KOHET… 🙂 HIHIHHHI

      • Or ti, mos ke ngatrru gjo moter me moter?? Se ka nji moter q ngjajn shum kjo 🙂 Aldua esht alamet burri, nuk di nga kto q thu zotrote

  • O minister i ekonomis Mima.
    Shkarko menjehere drejtusit e anta.
    Leshko, irma vani dashnoren e tij, dhe bujarin e albanisa.
    bashke me lumtorin kantidat per dep ne lezhe po vjedhin te shkreten ant.
    Shefe kurva e jurid e luan roncem me keta te dy.
    kjo mostra ka bere letrat dhe ka pushuar punonjesit e PD qe i vuri ne pune b.xhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *