Rama u ‘heq vizën’ politikanëve shqiptarë në Maqedoni

redaktor

Kryeministri shqiptar Edi Rama është i zhgënjyer dhe nuk do të takojë liderët e partive shqiptare në Maqedoni, për shkak të përçarjeve të tyre të thella dhe pas refuzimit të propozimit të tij për unifikim për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Një zyrtarë i lartë i Qeverisë shqiptare tha për INA se Rama  ka kërkuar harmonizim të qëndrimeve dhe një unifikim ndërpartiak, sidomos mes partive opozitare, por mesazhi i tij është anashkaluar dhe nuk ka pasur asnjë gatishmëri edhe në takimin e Pogradecit.

“Çfarë ti takojë kur ata nuk kanë as edhe një pikë të përbashkët të ndërveprimit politik për interesa të shqiptarëve atje. Ata kanë interesa të mëdha partiake dhe pazare politike, duke rrënuar interesin e qytetarit shqiptar në Maqedoni. Por nga ana tjetër, nuk ka as edhe një gatishmëri minimale për të arritur harmonizim të qëndrimeve midis tyre, për çështje me interes të veçantë sidomos për avancimin e pozitës së shqiptarëve, parandalimin e mekanizmave diskriminuese dhe shpërfillëse ndaj shqiptarëve dhe probleme të tjera. E gjithë kjo në frymën e një demokracie”, theksoi për INA, zyrtari i Qeverisë në Tiranë.

Një zhgënjim të madh Rama kishte hasur në takimin e verës së kaluar në Pogradec, ku ai kishte takuar të gjithë krerët e partive shqiptare në Maqedoni, por ku edhe ka hasur përçarjet e thella dhe mosgatishmërinë për të bashkëvepruar për çështje me interes vital për shqiptarët në Maqedoni.(INA)

Share This Article
2 Comments
  • Shqiptaret ne maqedoni duhet te ishin aq te unifikuar sa te ishin nje opozite e vetme ,nje parti shqiptare dhe jo e coptuar ne thermija partish te vogla pa vlere.Aty dominon karierizmi politik secili per vete.Turp ne sy te botes,tallen maqedonasit.

  • mungesa e bashkepunimit ndermjet politikanve ne maqedoni eshte e lidhur me ate se ku e kane lidhur litarin e qafes se tyre.nga udhezimet qe marrin nga shefat sekret te tyre kryejn dhe veprimet.para ceshtjes se popullit vetem te qenit te varur i bene te mos dakortesohen per te miren e popullit. bardi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *