Ismail Kadareja dhe kombi

redaktor

Nga Sadik Bejko

Ismail Kadare tashmë është 80 vjeç. Nga gjithë pararendësit e tij të rëndësishëm letrarë Fishta jetoi 69 vjeç, Fan Noli arriti 83 vjet, Lasgushi 87 vjeç, Naim Frashëri vdiq 54 vjeç, Migjeni as 27 vjeç.

Jetëgjatësia është një problem jo aq i viteve në jetën tokësore se sa i asaj që zgjatet përtej, i jetës që bën vepra mbas fundit fizik të autorit.

Me Ismail Kadarenë kjo jetëgjatësi tashmë ka marrë dhe një përmasë tjetër: Kadare që me gjallje me veprën e tij të botuar në 45 gjuhë botërore, të botuar në mijëra tituj sa e kalojnë tre fish botimin në gjuhën amtare, është tashmë një dukuri e gjallë letrare ndërkombëtare. Për të ka libra studimorë nga autorë europianë, amerikanë, australianë, veç recensioneve në gazeta, veç artikujve të shumtë studimorë në konferenca a seminare apo forume kombëtare ndërkombëtare mbi letërsinë.

Çmimet e dekorimet e larta shtetërore në vendet europiane, apo ato të natyrës thjesht letrare si Man Booker apo Princi i Asturias, Cino del Duka, Cavur, Herder etj janë po ashtu vlerësime të një niveli mirënjohës ndërkombëtar.

Horaci, autori me famë i letërsisë klasike romake, nga fundi i jetës shkroi poezinë “Exgi Monumentum”. Këtë motiv e rimori poeti rus A. S. Pushkin. “Një monument jo nga dorë njeriu i ngrita vetes sime”, shkroi rusi Pushkin para se të vdiste.

Kadareja ynë me të drejtë mund ta shkruante një poezi me motivin e Monumentit ngritur jo nga dora e njeriut, por nga fryma, nga shpirtërorja, nga lënda e pavdekësisë që i ishte dhënë si dhuratë. Këtë lëndën e talentit të pasur, falë vullnetit të çeliktë, autodisiplinës prej misionari ai e shndërroi në vepra që sot janë stoli e botës dhe, për fatin tonë të mirë, janë stoli të derdhura me brumin e gjuhës sonë, e gjuhës shqipe. Monumenti kështu i është ngritur gjuhës sonë, kombit tonë e mandej edhe gjithë botës letrare.

Naim Frashëri me poezinë e tij të filozofisë hinduiste, të idesë së rimishërimit të shpirtit në kohëra e në hapësira të tjera, shkroi se do të ishte i gjallë e do të ishte në jetë dhe pasi të kishte vdekur: “Unë jam në shpirtin tuaj/ mos më merrni për të huaj”.

Fan Noli nuk e gjeti kuptimin me të vetët sa ishte gjallë. Ai nëpërmjet fatalitetit të Moisiut biblik vdiq i dëshpëruar: “Sheh errësirën për pleqërinë… / ajme sa keq sa zor, liberator”.

Dhe Migjeni në fund është i rrethuar nga sende të pamëshirë që nuk flasin, as shajnë, as lëvdojnë… ai e sheh veten të pakuptuar nga koha..

Kadareja i kohës së diktaturës nga gjithë personazhet e prozës së tij mund të identifikohet me murgun e “Urës me tri harqe”. Ai është aq i torturuar e aq në hjekë për të ardhmen e pasigurt të Arbrit, sa lëshon një psherëtimë të forcës biblike: Ç’do të bëhet me ty Arbri im?

Moskuptimi është jo vetëm brenda hapësirës së “Arbrit tim”, por edhe jashtë tij në Londër, në Paris. I identifikuar me Laokoontin, i fshehur nën mermerin e statujës së tij, ai gati plas nga që nuk e thotë dot kumtin tragjik e të fshehur… ndërkohë që gjarpërinjtë i ka në ije dhe e kafshojnë.

Ai fshihet jo vetëm nën lëkurën e mermertë të Laokoontit, por edhe nën figurën prej murgu të Naim Frashërit te poezia ‘Monolog i Naimit’ (1984), botuar së pari te “Ftesë në studio”. Ai do të mbajë ndezur një zjarr dhe hedh në të gjymtyrët e tij në një natë të zezë e plot acar. Lodhet në moskuptim, por prapë si murgu shkreptimtar ngrihet e hedh gjymtyrët akull e copërat e shpirtit që ta mbajë gjallë atë zjarr mistik.

Kanë kaluar vite dhe fantazma e kombit prapë i shfaqet te poezia “Tirana në dimër’ (2005). Është një grindje midis autorit dhe kombit, po një grindje shekspiriane: fantazma e kombit i shfaqet autorit (birit) si fantazma e Hamletit mbret. Është një nga vizionet më të bukura e më tronditës të letërsisë shqipe: kombi “Kish ndryshk e gjak mbi parzm dhe et për shpagë/ dhe kumt të frikshëm kish në sytë e vet.” Autori i ka blatuar kombit fjalët, kumtin, ahtet. (Gjithmonë ka një fantazmë që lyp diçka prej nesh), por kombi kërkon atë që nuk lypet, do edhe artin. Poeti nuk ia ka borxh artin kombit dhe i thotë, gjer këtu, “mirëmbeç”. Kombi ulëret e thotë: S’ka ‘mirëmbeç’.. Ti s’ndahesh dot mbi tokë apo nën tokë’ /në u ngritshim lart, të dy do çajmë retë/ në rënçim në humnerë, të dy do biem tok.

Këto vargjet e fundit flasin shumë e nuk duan asnjë koment. Ismail Kadareja është një shkrimtar ndërkombëtar, por dhe një vazhdues i rilindasve në atdheun e vet. Në këtë 80-vjetor ai e merr atdheun e tij atje ku ne për shumë arsye nuk shkojmë dot… ai na çon te retë na bën të pavdekshëm me artin e tij.

Share This Article
18 Comments
    • MA NGADALE BEN TIRONA 1

      sikur te mos kishte shkruar kadareja ne kete menyre te frikeshme atehere..do isha dakort me ju..Kadareja u be gjergj-fishta-fagos..qe as enveri nuk foli me nje gjuhe..DELETED

      REALIZIMI SOCIALIST-ARTI I MADH I REVOLUCIONIT
      Ismail KADARE
      Zeri i Popullit, 13 janar 1974

      Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.
      Të njëjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në veprën e tij reaksionare, një teori aq të shtrenjtë për modernizmin e sotëm, frojdizmin. Kështu në tregimet e tij, ai herë na paraqitet si një namuslli turkoshak, herë si një gagarelë evropjan.

    • mos I prekni vizatimet e mia..tha dikur arkimedi

      dhe ju te nderuar moderator..mos I censuroni komentet

      le ta dije kadareja realitetin

      ai ishte gjergj fishat fagos apo jo ??

      pse vononi komentet

  • Citim:

    Ne faqen 41 te romanit “Nentori i nje kryeqyteti” te shkrimtarit Ismail Kadare, jane keto rreshta qe autori me kast ia atribuon shkrimtarit personazh:

    “…Rruga e evakuimit, tha ia me vete. Ndoshta ky do te ishte edhe emri i saj ne te ardhmen. Zorra e trashe e ketij vendi. Hm, ja, per nje krahasim te tille atij duhet t’i falnin asnjanesine e tij. Ndoshta do te kishin nevoje per te, sic tha pak caste me pare Nebil Kacaj…”

    Duket se nuk qenka thene me rastin e Ambasadave 1990 fraza e dyshuar per “jashteqitja e kombit”…

  • Kadarea nuk e ka care koken ndonjehere per kombin shqiptar!
    Ka 25 vjet qe ne vend te na rrefeje per librat e reja te tij,eshte marre me gjoja persekutimet e tij nga SIGURIMI!
    Po pse nuk e tha nje here se cfare ka bere ai qe qenka persekutuar???
    Asgje,vetem se i ka thurur LAVDE ENVERIT dhe PPSH-se!!

  • Personalitet e spikatura qe perfasojne kombin Shqiptar ne bote jane fare pak.Fenomeni Kadare e lartson me tej Shqiptarizmin.

    • urime Kadares ,i uroi jete sa me te gjate .Me ka pëlqyer shume parathenja e Kadares te libri i parë “Heronj të Heshtur “botim i M.P.B shtypshkronja 8 nëntori Tiranë v.1974. citojm :”Kohët kanë ndryshuar .Janë qindifishuar mjetet dhe djallëitë e spiunazheve të huaja,por njëkohesisht është nëmijëfishuar vigjilenca e madhe revulicionare e pçopullit.Rrethimi imperjalisto-revizionistë është sot edhe më i egër …..Keto tridhjet vjet të pushtetit popullor ,nën udhëheqjen e partisë dhe themeluesit të saj shokut Enver ,kanë qenë pjesa me e shkëlqyer ,më e gjallë ,më aktive,më heroike,e gjithë jetës mijëvjëçare të shqipërisë.Prandaj,si rezultat i luftës së klasave ,edhe veprimtaria e zezë armiqësore kundër nesh në këto 30 vjetë ka qene më e tërbuara dhe më gjaksorja.Sa më teper mbulohet me lavdi revulicioni ynë ,aq më tepër mbulohet me turp kundrarevulicioni i tyre.Ky riarfirmon në mënyrë bindëse dhe heroike qendrimin e shkrimtarit Ismail Kadares.

    • Cili eshte fati qe paskemi Kadarene,qe ka 25 vjet dhe nuk ka thene asnje fjale KUNDER KRIMEVE MONSTRUOZE TE KRIMINELIT Sali Berisha??

  • Kadareja ta gezoj e ta festoj Ditlindjen.
    Ai asht nji shkrimtar i madh por si shqiptar ai e braktisi Shqypnin ne nje moment te veshtir.
    Kadareja si burre esht pelivan,ska bese dhe iman.
    Duke e sharre Enver Hoxhen tregon fytyren e vertet te nje mosmirnjohesi hipokrit.

    • E vret ndergjegja Kaderen shkrimtarin ton famoz tek thote qe shqiptaret nuk u kujtun per ditlindjen e Gjergj Kastriotit.
      Ka te drejte se Ismaili e tradhtoi Shqiperine ne 1991 per ta ber te njohur ne bote talentin e tij……
      ndersa Gjergj Kastrioti erdhi ne token Nane per ta ber Shqypnin te forte dhe te njohur ne Bote.
      Kadare dhe Skenderbejane personalitete kombetare ,por mbi te gjith qenderon ENVER HOXHA.
      Ai e konsolidoi shtetin shqiptar dhe beri qe Shqypnia te jete e barabarte me vendet e tjera.
      Enver Hoxha duhet shpall Shenjtor i Shqyptarise.
      Ai ishte DIKTATORI qe punoi per SHQIPERINE me shume se askush ne kete bote.

  • Kendshikimi i prof. Bejkos eshte real, fantastik dhe faustian njekohesisht. Nyja qe lidh gjeniun me kombin (gjuhen, se pari, por edhe historine, fatin dhe te ardhmen e tij) eshte e pazgjidhshme, stoli origjinaliteti, pasuri e pacmuar motivesh, menyrash te pafundme te shprehuri qe s’ta merr dot askush (i huaj ne bote dhe ne kohe), por edhe prange, litar ne qafe, gur varri… Motiv i mrekullueshem per nje ese me te plote.

  • Mire me mire,
    ka bere ca poezi shume te bukura.
    Po qe te na caje bythen per 50 vjet, eshte e pa
    pranueshme
    Personazh pafundesishte i merzitshem.

  • Shkrimtari Parisien me origjine shqiptare ka nje aftesi te rralle t`i rrotulloje keta Bejkot si tespiet e Tosun Bacit.Kete aftesi e ka pasur edhe bashkevuajtesi i bashsokakut, Enver Hoxha.Te dy kane aftesi te mbajne 33 gazeta me lajme dhe ministrine e kultures ne pune.Ne fakt,me mire keta te dy se Rita Ora.

  • Ne biseden qe beri Kadare ne tv degjova nga goja e tij: Enver Hoxha doli partizan per te bere dashuri! Ky personaltet qe ju e quani te kombit ja ka ulur shume vlerat vetes me “deshmite” ” e tij qe une do ti quaja çpifje; Po ne fund te fundit ky ka qene karakteri tij. Per ato qe ka shkruar ka marre privilegjin dje dhe sot, po ashtu dhe parate, ndersa une si nje qelize e ketij kombi kam marre perbuzjen e tij si padron i koes djeshme dhe te sotme; Eshte njesoj si te respektosh Sali Berishen se pruri demokracine ne Shqiperi! Ne qe ja dime gjithe jeten e vertete Kadarese dhe gjithe ketyre te tjereve nuk kemi nevoje per frustrimet qe u beni ketyre njerseve.

  • “Kritika eseisitike…”! A nuk është paksa i kotë një shkrim si art për një art? Hartim i bukur, z. Bejko. Kështu vazhdo se tani nuk e ndryshon dot më dorën. Mjafton dëshira e mirë dhe rruga e drejtë e qëllimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *