Dule: Nuk do t’i votojmë tre ministrat e rinj

anazapta

PBDNJ do të votojë kundër tre emrave të rinj të ministrave të PD-së që zënë vendin e lënë vakant nga LSI-ja pas largimit drejt PS-së. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, e konfirmoi këtë fakt, duke u shprehur se partia e tij vazhdon që të jetë opozitare me këtë qeveri të dështuar.

Ndërsa në lidhje me koalicionin ku PBDNJ do të përfshihet, Dule tha se nuk ka ende një përgjigje. Ai u shpreh se ideale do të ishte krijimi i një poli të tretë, për të cilin sipas tij, mundësitë nuk ekzistojnë aktualisht.

Një ditë më parë, Dule u prit nga kryesocialisti Rama, por takimi përfundoi pa ndonjë marrëveshje konkrete për bashkëpunim mes PS-së dhe PBDNJ-së.

 

Share This Article
2 Comments
  • Epo doli ndonje Beppe GRILLO shqiptar eh mundet qe te behet poli i trete por me politikanet e konsumuar te ketyre 23 viteve harroje ,Te gjithe ne nje pol jeni ..keni shkuar nga fryn era gjithmone Fjala koalicion ne turqisht shqip do te thote pazare politike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *