Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 24-vjeçar, pronar i një Call Centeri në kryeqytet.
Sipas njoftimit të uniformave blu, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet T.H., i cili është kallëzuar nga disa punonjës të tij që nuk i kishte paguar.
Pas verifikimeve të kryera nga policia, jo vetëm që personat në fjalë nuk ishin paguar, por ata ishin punësuar pa kontrata të rregullta pune.
Tashmë pronari i Call Center do të përballet me akuzën e evazionit fiskal.
Ai mashtronte punonjësit me pretendimin se do t’u jepte pagat muajin e ardhshëm, skemë e ndjekur kjo me shumë persona, derisa u denoncua nga 6 shtetas.

Kur mungon kontrolli ,gjithmone behen padrejtesi ne punesime,por behen edhe leshime nga inspektoret e tatimeve,eshte per tu deshperuar.
jo vetem qe paguhen me pak se ne Tunizi.por edhe pa rregull dhe pa para.vend qe z’behet kurre ! çohu shqipo.
rroga eshte e barabarte,me Senegal,guinea,etj,vende afrikane.nese nuk ka rroge nuk KA MIREQENIE.KETE
EDI RAMA.duhet ta dije.