Lajmi se 24 vjeçarja Marigo Kanina ishte plotësisht në dijeni për një zjarr të madh të rënë në kryeqytetin e vjetër të Turqisë, Stamboll, e megjithatë kishte vijuar të krihej si të mos kishte ndodhur asgjë, ka shokuar javën e kaluar opinionin publik vlonjat.
Marigoja njihet si një vajzë e pashme, e zgjuar, e këndshme në bisedë, e komunikueshme dhe me shije për veshjet, muzikën dhe ushqimin e mirë.
Për të gjitha këto cilësi, ajo është vlerësuar rregullisht me nota pozitive nga bashkëqytetësit e vet, edhe pse disa gra të lagjes rezervonin dyshime, duke u shprehur kohë pas kohe: “Prisni, prisni se do ta nxjerrë kokën!”
Dhe këto gra, mes tyre 54 vjeçarja Maro Mokra, u bënë të zëshme pikërisht pasi gjithë qyteti mori vesh lajmin se një zjarr i madh kishte rënë në Stamboll. “E dinim të gjithë për zjarrin, ajo shtriga nuk mund të shtiret sikur nuk dinte gjë”, shkumëzonte Mokra, “dhe ç’bëri moj gra? vazhdoi të krihej sikur të mos kishte ndodhur kokërr gjëje!”
Nga ana e saj, vajza sqaroi mediat lokale se sapo kishte dalë nga dushi, nxitonte për një intervistë pune dhe nuk mund të dilte pa u krehur. “Gojët e liga le të thonë ç’të duan”, tha vajza përparimtare, “unë nuk do rri pa krehur se po digjet Stambolli!”

nga nje fjale popullore e shfrytezuar mire, del nje satire e lezecme. Vecse shume si rremuje faqja e re, DITA. Apo nuk na eshte mesuar syri?
Pse vlonjate paska qene kjo ? hahahaha
Epo keto cupkat e qyteit tim e paskan zakon qe nuk e cajne menderen se ca ndodh , pa mbaruar tualetin e tyre
Se keshtu bente edhe nje shoqja ime ne Vlore
Une veja ta merja ne mengjez ate idioten ta coja ne pune se sa kishte filluar pune …dhe prisja ne makine 1 ore sa ajo te bente dushin, te bente tualtein dhe te hante edhe mengjezin
Po une nuk e dija qe ajo kishte gjithe kete procedure te sterzgjatur ….,.
Dhe nje nje dite e pyeta :..Po ti a lumadhe , vonoihesh 3 ore per te dale nga shpia ?
Kur ajo ma kthen pa e prish terezine :..Epo sa te bej dush , , sa te bej tualet dhe sa te ha edhe mengjez ..do iki koha ..
Atehere u cmenda nga inati , se me fliste sikur une isha shoferi i saj personal:
I thash : Uuu moj trape, po une qe pres ketu ca jam une?
Atehere pse me thua te vij qe ne pik te sabahut ?.Llogarite qe une te vije kur ti te jesh nga fundi i tualtit tend motre , se me q…zotin , me ktheve ne monument kulture …
Ehu, ajo qeshte dhe as e ruante fare ….
Ja tamam si kjo Marigoja nga Kanina
Po Marigoja ka pas te shume drjete , se nuk kish pse ta ruante per Stambollin, mire bente qe nuk e prishte terezine .
Ndersa kjo shoqja ime ishte skandaloze fare
Sipas kokes edhe festja.
Edhe ky tregim satire duhet te perbej nje plagjiature . Kopjo njeri e dnerto tjetri . Mire qe po na e kaloni kohen me keso cyfyre -habere sabahu !
Megjithese ky lloj humori eshte pa sens dhe nuk te ben per te qeshur, po i them atij qe e ka shkarravitur, kushdo qofte, qe me Marigo Kaninen mund te tallet sa te doje, por emrin “Maro Mokra” para se ta perdore ne kete lloj muhalebie ben mire te informohet qe ka qene nje zonje e nderuar dhe qendrimi dhe bemat e saj ne krahinen e Mokres kujtohen me respekt edhe sot e kesaj dite. Pak me shume kujdes kur shkruani budallalleqet tuaja shote te DITAs.