Në agjensinë e lajmeve Reuters lexova një analizë ekonomike për Shqipërinë ku argumentohej që cdo qeveri e ardhsme në Tiranë pas zgjedhjeve do ishte e detyruar ti kërkonte ndihmë FMN-së. “Edhe sikur qeveria aktuale të marrë një mandate të dytë, – ajo do ti kërkojë ndihmë FMN-së, sic ka bërë tashmë Serbia, – thoshte analiza. Me sa duket sulmi i Berishës për të shpallur FMN-në, të padëshirueshme për Shqipërine, para zgjedhjeve duhej per te zhytur duart pa bezdisje ne buxhetin shqiptar, (shikoni ç’po bëjnë me ligjin për litimin e borxhit 60 përqind) – tashme te grryer nga borxhet e medha, kryesisht nga korrupsioni dhe shpenzimi marremendes i nje rruge, rentabiliteti i se ciles edhe pa korrupsionin eshte i dyshimte. Asnjehere nuk jane bere prezente ato llogaritje.
Borxhi ka shkuar edhe shume me thelle, nga përdorimi politik i parave: rritja e pagave, investimet në fillime rrugësh, qe e kane te pamundur te vazhdojne, apo reklamat e shumta per partine e Berishes. Ndaj mendoj se situata financiare e Shqipërisë është në fije të perit, dhe opozitën pas fitores në qershor 2013, e pret një punë e madhe që turmat e eksituara të fushatës as e kuptojnë e as duan ta kuptojnë.
Email nga adresa: [email protected]
