Me kë e ka Harasani?

redaktor
BLUSHI DHE HARASANI NE BULEVARD - /r/n/r/nBLUSHI AND HARASANI WALKS AT TIRANA'S MAIN BOULEVARD -

Ish­-deputeti i Partisë Socialiste, i larguar prej 4 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Andis Harasani, akuzon Ministrinë e Jashtme se ka propozuar për një ambasador një hajdut dhe kontrabandist.

Në një status në Facebook, Harasani shkruan:

“Mjerë Shqipëria e mjerë diplomacia”. Me çu ambasador një hajdut e një kontrabandist!”.

Ndonëse nuk përmend emra konkretë se për kë bëhet fjalë, janë ndjekësit e Harasanit në rrjetet sociale, ata të cilët informojnë se bëhet fjalë për kandidatin për ambasador në Turqi, Genti Gazheli.

Ky i fundit u akuzua pak ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha për kontrabandë dhe pastrim parash.

Në shtator të 2013­-s, Gent Gazheli u emërua nga kryeministri Edi Rama drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme kundër Pastrimit të Parave.

Ai u largua nga detyra dy javë më parë, ndërsa u kandidua nga Ministria e Jashtme për ambasador në Turqi.

Kandidatura u miratua dje nga komisioni për Politikën e Jashtme dhe iu përcoll Presidentit Nishani për dekretim.

Gazheli më herët nga pozicioni i drejtorit ka akuzuar Harasanin dhe Priftin për pastrim parash. / Dita /

Share This Article
9 Comments
  • Turp i madh.Mjere ky popull. kush do e perfaqesoj si ambasador. Gazheli nuk ta vente vulen pa te more dhe qindarken e fundit. Dhe jo vetem leket po donte dhe dopio pilaf ke albani. Ndoshta mbiemri itij shkon me turqinishten.

  • He mo edhe ti o Harasono ca bo kshu tina!
    Ai Genti vetem doganier ka qene,nga ata qe vete Rama i qujti “HAJDUTE”!
    Pranej ai e vuni ke PASTRIMI I PARAVE Gentin!
    E ca osht hajduti sot?
    Njeriu ma i nderum!

  • mesazhi im eshte harasani me paret e popullit hapi bisnes ne amerike ,mir eshte te kethehet nga ka ardhur,po te fillosh te germosh te gjithe kane nga nje njolle ne biografi sic thosh tete ollga.me vjen keq per komentusin rebeli qe perkraka ish deputetin qe ishte njeriu qe i rinte paea mbrapa nanos si jargaman,

  • Keta qene rrugesh jane kelyshet qe ulkonja pergatit here pas here per ti ardhur ne ndihme kryekrimit!Ky popull eshte ai qe haron shume shepejt!E haroi Harasonin qe iku me rreth 1.5 million euro dhe fabrika qe i ka prodhuar i mban nen sqetull per pasurite qe disponojne e i hedh here pas here ne veprim si bandat e Xhevdet Mustafeve ne monizem!A e dini se ku ka qene Andi Harasoni me perpara ?Atje ku ishte edhe Dritan Prifti !Hajduti se fundi bertet kapeni hajdutin!

  • Kujt mund t’i hyje ne pune se me ke esht harasan-kusari ????? Besoj se me shume nga te gjithe interesohet dr.tritoli,per jargavitjet e harasan mavrise.
    Po me nano-kurvat eshte, me ke tjeter mund te jete ???

    • Thoni cfare te doni por Gazheli eshte nga radhet e atyre qe Rama vete i quajti doganieret “HAJDUTE”!
      Tani hajdutin e coi ambasador!
      Ne doganen e Tiranes ishte njeri pa personalitet dhe as shoket e vet nuk kishin respekt!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *