Automjeti bëhet shosh nga plumbat, mister pronari

Saimir Lleshi

Një automjet u gjet bri rrugë Lezhë-Milot i shpuar nga plumbat.

Pronari nuk u gjet dhe nuk dihet asgjë për të. Automjeti tip “Golf 4” u gjet rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit. Ende nuk raportohet për viktima dhe të plagosur.

Automjeti është goditur shumë herë me plumba, pasi janë të prekura shumë pjesë të tij. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe deklaroi paraprakisht se nuk ka gjetur njolla gjaku aty.

Kjo e bën të mistershëm rastin. Policia dyshon se automjeti është braktisur, ndërsa ka nisur hetimet për të gjetur pronarin.

Autovetura që u gjet e qëlluar me breshëri plumbash në superstradë ka qenë duke lëvizur në drejtim të Lezhës dhe ka dyshime të forta për një ndjekje të mundshme të këtij automjeti nga një tjetër mjet. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *