Edhe për “Zika-n” fajtor janë majmunët!

Saimir Lleshi

Thuajse të gjitha viruset vijnë nga majmunët? Duhet ta besojmë atë që thonë studiuesit.

Edhe virusi HIV që ka marrë mijëra jetë njerëzish thuhet se erdhi nga majmumi. I tillë është edhe virusi i fundit që po qarkullon me shpejtësi, “Zika”.

Virusi po përhapet masivisht në Brazil dhe vende të tjera. Thuhet se ky virus u zbulua tek një majmun në Ugandë në vitin 1947, ndërsa rasti i parë tek njerëzit është regjistruar në Nigeri në vitin 1954. Atëherë pse rikthehet sërish tani?

Ndonjë lojë kompanish farmaceutike? Gjithsesi, virusi që transmetohet nëpërmjet mushkonjave ka qarkulluar në Afrikë dhe Azi për dekada të tëra dhe së voni në rajonin e Paqësorit, por asnjëherë nuk ka shkaktuar shumë shqetësim.

Situata sot është “krejtësisht ndryshe”, ka thënë shefja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan, më 28 janar.

Virusi po përhapet vrullshëm, pasi është zbuluar në Brazil vitin e kaluar, ka shtuar Chan. Sipas saj, “niveli i alarmit është jashtëzakonisht i lartë”.

Chan ka bërë thirrje për një takim urgjent më 1 shkurt për të diskutuar “masat që duhet të ndërmerren në vendet e prekura dhe gjetkë”.

Infeksione me virusin Zika tashmë po ndodhin në rreth 20 shtete dhe territore në Karaibe dhe Amerikën Veriore e Jugore.

Virusi Zika është zakonisht asimptomatik, çfarë do të thotë se personi i infektuar nuk ka simptome, ose shkakton sëmundje të buta që normalisht zgjasin deri në një javë dhe kanë simptome si të gripit.

Por, Lawrence Gostin, nga Instituti O’Neill për Shëndet Kombëtar dhe Global në Uashington, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se shqetësimi më i madh tani është se virusi, i cili, sipas tij, ka potencial të shpërthimit pandemik, dyshohet se rezulton me anomali fetale.

Shefja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Chan, ka nxjerrë në pah shqetësimin se Zika ka lidhje me defekte në lindje, të njohura si mikrocefali, kur foshnjat lindin me koka jonormale të vogla.

“Lidhja midis infektimit me virusin Zika dhe keqformimeve në lindje nuk është krijuar ende, por është shumë e dyshimtë”, ka thënë Chan.

Mushkonja Aedes, e cila transmeton virusin Zika, ndodhet në të gjithë botën dhe paraqet rrezik të lartë për transmetim global në zonat gjeografike me imunitet të vogël të popullsisë.

Brazili po ashtu ka regjistruar rritje dramatike të rasteve të mikrocefalisë, e cila mund të shkaktojë probleme të rënda zhvillimore dhe nganjëherë vdekjen.

Gati 3,900 raste janë raportuar në vendin prej 200 milionë banorësh qysh në muajin tetor, krahasuar me mesataren e mëparshme vjetore, prej vetëm 160 rastesh.

Shenja të virusit Zika janë gjetur në trurin e fetuseve apo të sapolindurve dhe në placentën dhe lëngun amniotik të nënave.

Për këtë virus nuk ka ende trajtim të veçantë apo vaksinë.

Shkencëtarët kanë luftuar me vite për të zhvilluar një vaksinë për ethe tropikale, të cilat lidhen me virusin Zika; doza e parë e tillë, e bërë nga kompania farmaceutike Sanofi Pasteur, është licencuar vitin e kaluar në Brazil.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *