Seks në tentativë me të moshuarën, arrestohet

Saimir Lleshi

Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një 70 vjeçare, arrestohet nga policia e Vlorës. Në pranga përfundoi Fotaq Gori, 58-vjeç, banues në Vlorë.

Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, e mbetur në tentativë”.

Arrestimi i këtij personi u bë nga Shërbimet e Policisë së Vlorës, pasi më datë 18.10.2015, në mesnatë, ky shtetas është futur në banesën e një shtetaseje (L.S. 70 vjeç) në fshatin Zvërnec dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me të.

Më datë 29.12.2015, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *