Nxënësi e ofendoi dhe më pas e rrahu barbarisht duke i përplasur kokën në tavolinë.
Drejtori Arsimore në Durrës e shkarkoi nga puna 51-vjeçarin Flamur Pajo, por nuk i ka shpëtuar me kaq dënimit. Ai është ndaluar nga policia dhe shkak për këtë është videoja që qarkullon në mediat sociale.
“Ndalimi i tij u bë pasi më datë 26.01.2016, gjatë zhvillimit të orës së mësimit, në shkollën 9-Vjeçare “Hasan Koçi”, ka goditur me pëllëmbë dhe grushta nxënësin e klasës së 7-të, shtetasin A.H. 14 vjeç, banues në Durrës”, sqaron policia.
“Bazë për fillimin e proçedimit penal shërbeu një video e shpërndarë më rrjetet sociale”, thuhet më tej.
Mësuesi i Biologjisë dhe Kimisë punonte prej dy dekadash si mësues. Shkarkimi i tij u shoqërua me protesta nga nxënësit e tij në mbështetje të Pajos.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Kryerja e veprimeve arbitrare”.
