E nderuara Dita, dashamirëse e jona! Ju lutemi shumë, hulumtoni të zbuloni çfarë borxhi i ka shumica e shqiptarëve Sali Berisha që uzurpon foltoren me kohë të pakufizuar. Ne shqiptarët e thjeshtë duam të dëgjojmë deputetë që na sjellin risi për zhvillimin e vendit e jo të dëgjojmë Berishën që për 25 vjet ky vend dhe ky popull i ka parë vetëm sherrin deri në shkatërrimin e vendit, ekonomikisht, politikisht, moralisht dhe shpirtërisht. Habitemi dhe me Ilir Metën, që ku e merr gjithë këtë durim pa fund që vazhdon ta ketë në lëshimin pa vend të së drejtës të pakufizuar duke dëgjuar pa mbarim fjalimet e pambarimta të shkatërruesit të këtij populli shumë të varfër. A mos i ka ndonjë detyrim Meta që do t’ia shpërblejë me durimin tonë të pafund këtij njeriu që tani për shqiptarët nuk ka më asnjë vlerë me përgjigjen që mori në dy votimet e fundit? I bëjmë thirrje Metës të ndalojë këto reprezalje që po i bëhen shikuesve të parlamentit. Ka ardhur koha që durimit po i vjen fundi. Lutemi, kryeni detyrën tuaj funksionale, në të kundërtën duhet të veprojë ligji edhe mbi ju. Populli bën lëshime, duron, por regjistron e nuk harron. Dita jonë e dashur, kemi shpresë në publikimin për sa po ju dërgoj. Ju na çlironi me mbështetjen që na jepni. Pjetër Bubaj.
