Kokëdhima: Dulja në një stan me Saliun

Saimir Lleshi

Koço Kokëdhima iu përgjigj kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule, duke theksuar se ai tashmë është në një stan me Sali Berishën. Deklaratat u bënë në Vlorë gjatë një takimi të Partisë Socialiste për anëtarësimet e reja. Gjatë fjalës së tij, Kokëdhima tha se PS-ja nuk duhet të mbështesë forca të tjera politike në zonat minoritare.

Ai akuzoi Dulen se e tradhtoi Himarën dhe minoritetin, duke u shprehur se ‘është në një stan me Saliun’.

“Dje Dulja tha se po prishen ndërtimet e minoritetit. Por bëhet fjalë për 3 familje shqiptare. Himara nuk ka qenë kurrë tokë greke dhe nuk ka jetuar kurrë një minoritet greke. Lefter Çipa e çarmatosi Dulen. I tha ‘Dule ne jemi këtu qysh para se të vinte deti’. Shpifjet e Dules ndaj meje nuk e ndryshojnë fatin e tij politik. Unë jam shqiptar, himarjot. Dulja e tradhtoi minoritetin dhe Himarën. Ndaj në 2015 e sikterisën partinë e Dules. Sot ka vendin që meriton, është në një stan me Saliun”, tha Kokëdhima.

Më pas, deputeti Kokëdhima tha se Partinë Demokratike do ta tresim siç kanë bërë me partinë e Dules.

“Partinë e tij do e tresim më keq se partinë e Dules. Saliu përfaqëson shkatërrimin e vendit dhe gjërat më të këqija që kanë ndodhur në Shqipërinë. Plak i përdalë.

Njeri u shthurur mendërisht dhe moralisht. populli i Vlorës nuk do ia fali çfarë i bëri. Nuk e harrojmë marrëveshjen e detit. Tradhti e lartë ndaj atdheut. Saliu shpif e dezinformon në mënyrë të paprinciptë.

S’kam ndonjë merak për shpifjet e tij dhe po të ishte për mbrojtje personale nuk do harxhoja asnjë sekondë. Dua të tërheq vëmendjen e opinionit publik në një sjellje të ulët të Saliut. I vendosur të punoj ditë e natë”, tha Kokëdhima. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Dulja eshte ai qe eshte o Koqo. Por edhe ti je mish i huaj ne trupin e PS. Nje kerkese kam si simpatizant I PS(jo Rilindasve`). Shporru nga syte kembet sa nuk ka ardhur momenti te te zene me gurre.
    Populli do jete me jetegjate se ty dhe ai trapi i gjate qe te solli ty dhe te ka lene pa kapister qe vodhe e plackite tere Jugun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *