Kuvendi ka miratuar rezolutën për nderimin dhe mirënjohjen e thellë nga Republika e Shqipërisë për figurën e presidentit, Ibrahim Rugova. Miratimi i rezolutës u bë me konsensus, ndërsa në sallë mungoi deputeti Sali Berisha.
Sipas deklaratës, Rezoluta mban në konsideratë rëndësinë madhore të shtetit të Kosovës në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe për të stabilitetin e rajonit të Ballkanit, si edhe nderon me mirënjohje rolin e jashtëzakonshëm e udhëheqës të Presidentit Ibrahim Rugova, në rrugëtimin e shqiptarëve drejt shtetit të pavarur të Kosovës.
Kuvendi i Shqipërisë vlerëson lart punën intelektuale dhe aktivitetin politik e shtetëror të Presidentit Ibrahim Rugova dhe riafirmon mbështetjen e plotë për rrugëtimin evropian dhe euroatlantik të Republikës së Kosovës si dhe vlerëson mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces.
“Duke përqafuar trashëgiminë e veprës së tij thelbësore për konsolidimin e shtetit të pavarur të Kosovës dhe duke çmuar kontributin, vlerat dhe sakrificat e popullit të Kosovës, si dhe të patriotëve të shquar të saj Kuvendi i Shqipërisë nderon me mirënjohje të thellë kombëtare dhe me krenari patriotike punën intelektuale, politike dhe shtetërore të Presidentit Ibrahim Rugova.
Gjithashtu, Kuvendi i Shqipërisë mbështet nismën për vendosjen e shtatores së Presidentit Rugova në një nga sheshet kryesore të qytetit të Tiranës dhe i sugjeron Bashkisë së Tiranës të finalizojë këtë nismë”, shkruhet në rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kjo eshte ironi fati,ose me mire te themi qe sa here i teket bariut ujk Berishe qe te beje çorbe ne stanin tashme me dele e deshe ne mes te Tiraes hedh nga nje fije kashte per te pare se kush do ta haje!Fatkeqesisht vazhdon po ajo kohe,po ai stil,po ajo tallje tek po kjo stalle qe te gjitha kafshet e te gjitha racave jane mbledhur aty e pellasin sa here qe dikush u hedh ndonje ushqim.Ndoshta nuk jam kundra vleresimit te Rugoves por kur ky vleresi behet duke tallur menderen kryekrimineli Shqipetar me paaftesine e stalles se perfaqesuar nga ata qe s’kane asnje lidhje me vlerat,e historine e ketij vendi e kombi shpreh keqardhje te madhe!Rivleresoni se pari ata qe kane kontribuuar me jeten e tyre ketij vendi perpara se kryekrimi te zere tere sheshet me figura te perfolura duke filuar nga Hajdaret e Zogollet e duke perfunduar tek ky i fundit!Turp per ju qe perfaqesoni nje popull e qe degjoni nje te çmendur tashme nga krimet ne jete!Mjer ky vend nga kush drejtohet.Turp per kete kuplara qe fatkeqesisht e ka emrin Parlament e perfaqeson kete popull!
A jeni n’mend ore? Kerkush s’ka luftuar per pavaresine e Kosoves nga Shqiperia. Te vehet rezolute per nje shares te shqiptareve dhe te UÇK!
Poshte tradhtaret!
DRENICA E KUQE
Ne nuk kemi nje “monument” per sherbetorin e Milloshevicit,Sali Berishes,perse u dashka te kemi nje per sherbetorin tjeter te tij,te Rugoves?Te dy keta,e kane vendin per “monumente” ne Beograd dhe le ti bejne shoqeri tradhetarit pararendes te tyre,Esat Pashe Toptanit…
Jupiduuuuu!
Hoqën emrin e dëshmorëve të 4 shkurtit dhe vunë të Braçes.
Tashti heqim Skënderbeun dhe vëmë Braçen.
Eh “çuni i Tironës” largpamës je me të vërtetë. Në një kohë që po humb mbështetjen e atyre që të prunë në pushtet kërkon të marrësh vota nga kundërshtarët e djeshëm.
A thua se vetëm ti je ishte mençëm or derdimen?
Çfare ka bere I. Rugova per Shqiperine?
Dëgjova se në Kuvendin e Shqipërisë është paraqitur një rezolutë ku kërkohet të ngrihet një shtatore për ish-Presidentin e Kosovës në qendër të Tiranës.
Të them të drejtën, që kur rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, në Tiranë, me një të rënë të lapsit u shndërrua në rruga “Ibrahim Rugova”, ndjeva një shije të keqe. Kjo dodhi sepse 4 shkurti ështe një datë kur hordhitë gjermano-kuislinge të xhelatit Xhafer Deva u sulën si ujq të tërbuar, morën nga shtretërit e tyre 84 djem e vajza të pafajshme dhe i vranë barbarisht duke mbushur me kufoma pragjet e shtëpive tiranase. Kjo është një datë simbol në historinë e Luftës tonë për çlirim, prandaj as duhej luajtur e tallur me të dhe as duhet tallur ende. Habitem si e ka gëlltitur këtë turp Komiteti Kombëtar i Veteranëve të Luftës dhe nuk shkoi, e nuk shkon ende, të protestojë për të vënë në vend një padrejtësi. Ata 84 të rinj dhanë jetën në luftë kundër forcave më të errëta të kohës, për çlirimin nga zgjedha pushtuese, pra kishin meritën e madhe se u bënë theror në Altarin e Atdheut–Shqipërisë. Që t’i ndryshohej emri asaj rruge duhej të kishte një arsye shumë më madhore se jeta e atyre djemve e vajzave. Mirëpo kryetari demokrat i atëhershëm i bashkisë së Tiranës, e shpërfilli këtë akt sublim të atyre dëshmorëve dhe i vuri emrin e një njeriu që, në dijeninë time, për shqipërinë nuk ka bërë asgjë.
Sipas mediave të ndryshme I. Rugova ka shumë njolla të paqarta në biografinë politike të tij. Ai ka qenë anëtar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë për Kosovën, pastaj edhe sekretar i asaj partie për Institutin Albanologjik të Prishtinës; ai jo vetëm nuk i ka përkrahur, por është shprehur kundër “irredentizmit shqiptar” në kohën e demostratave të fuqishme të studentëve kosovarë, në v. 1981; u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në kohën kur Kosova ishte e pushtuar nga Serbia, prandaj edhe e regjistroi partinë e tij në Ministrinë e Brendshme të Serbisë (?!); në Statutin e LDK, në atë kohë u përcaktua Kosova me një autonomi më të cungar nga autonomia që i jepte Kushtetuta e Titos e v. 1974; ka qenë kundër demostratave të studentëve gjatë viteve 1997-1998; Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ata djem e vajza që, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjeve, dolën me armë kundër pushtimit serb, i ka quajtur “dorë e zgjatur e Serbisë”; u zgjodh President i Kosovës me pëlqimin e gjakpirësit të shqiptarëve të Kosovës, Millosheviçit, pra, me pëlqimin e pushtuesit, që domethënë se pranoi të ishte kuisling; kur, në v. 1990 u krijua Republika e Kosovës, në Kaçanik, pushtuesit serbë zhvilluan një fushatë të përgjakshme arrestimesh të deputetëve dhe të qeverisë që u formua atje, aq sa një pjesë e tyre u detyruan të merrnin arratinë nëpër Europë, shumë prej tyre erdhën edhe këtu, në Shqipëri. Aq e vërtetë është kjo saqë, të përmendje togfjalëshin “Republikë e Kosovës”, ose “Kosova Republikë” në atë kohë, përfundoje pas hekurave, ndërkohë që, për çudi, “Presidenti i Republikës së Kosovës” rrinte i qetë dhe i patrazuar nga Millosheviçi, në vilën e vet, në qendër të Prishtinës; në kohën që UÇK luftonte dhe derdhte gjak në male kundër hordhive paraushtarake të Millosheviçit, ndërsa NATO-ja ishte në kulmin e sulmeve kundër Sërbisë, Millosheviçi e ftonte Rugovën në Beograd me të cilin, gjykuar nga pamjet e trasmetuara nga TV, zhvilloi një bisedë të përzemërt. (Për çfarë?). Madje thuhet se i ka çuar edhe disa dhurata krykriminelit serb. Thuhet që ka pranuar të krijonte një qeveri kuslinge në Kosovë, nën strehën e Millosheviçit, për t’iu kundërvënë bombardimeve të NATO-s dhe luftës së UÇK-së. Thuhet se u bëri thirrje SHBA dhe BE të ndërprisnin bombardimet kundër Sërbisë, madje, me një avion të dhënë nga Serbia, me urdhër personal të Millosheviçit, shkoi në Itali për të biseduar lidhur me ndalimin e bombardimeve; në këtë kohë deklaroi në një TV zviceran se “Millosheviçi është e vetmja figurë politike serbe me të cilin mund të bisedohet për paqe”. Shkojmë më tej. Ende sot ka polemika dhe dyshime në Kosovë se ku shkuan paratë e shumta që jepnin kosovarët, të cilët rropateshin nëpër botë duke punuar dhe mbanin në luks “qeverinë në mërgim” të Bukoshit dhe të Rugovës. Shtypi nuk ka njoftuar ndonjë gjë lidhur me fatin e atyre milionave, prandaj enigma mbetet ende e pazgjidhur.
Në qoftë se I. Rugova, siç dëgjojmë rëndom të thuhet, është “Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës”, si t’i shpjegojmë gjithë këto që janë shkruar për të dhe që shkurtimisht i sollëm më sipër? Në qoftë se I. Rugova, të cilit nuk i ka “hyrë gjemb në këmbë” për pavarësinë e Kosovës, çfarë duhet të themi për Adem Demaçin, i cili bëri 28 vjet burg për të dhe për të cilin nuk e ka shtruar kush problemin e një emri rruge, të një busti, e pse jo, edhe të një shtatoreje të tij? Çfarë duhet të themi për organizatorët e demostratave të fuqishme studentore të v. 1981? Çfarë duhet të themi për Ukshin Hotin me shokë? Çfarë duhet të themi për Adem Jasharin dhe familjen e tij që gati u shfaros e gjitha për pavarësinë e Kosovës? Çfarë duhet të themi për ata qindra e mijëra djem e vajza kosovarë që u masakruan dhe shumë prej të cilëve serbët nuk duan t’u tregojnë as varret, në qoftë se i kanë?
Natyrisht, të gjitha këto janë argumente të dala në shtyp dhe që nuk i shpika unë, gjithsesi, është punë e qytetarëve të Republikës së Kosovës të gjykojnë për to dhe t’i japin Rugovës ato që ata e shohin të arsyeshme.
Sa më përket mua, si qytetar i Republikës së Shqipërisë, nuk janë këto fakte që më shqetësojnë. Nga propozuesit e “rezolutës”, unë dua përgjigjen e pyetjes që bëj në titull, dhe pikërisht: “Çfarë ka bërë I. Rugova për Shqipërinë?”.
Le të kujtojmë se, sa ishte president i Kosovës, Rugova nuk erdhi asnjëherë për vizitë në “shtetin amë”, në Tiranë, në një kohë që na ka nderuar me ardhjen e tij deri edhe Presidenti i SHBA, Xhorxh Ë. Bushi, pa përmendur edhe shumë të tjerë. Jo vetëm kaq, por, kur ka ardhur, siç thuhet, një herë në aeroportin e Rinasit, Rugova, as ka pranuar të zbresë në tokë dhe të takohet me qeveritarët tanë, por ka ndenjur në avion. Gjatë presidencës së Rugovës, nuk është ftuar prej tij ndonjë qeveritar i yni për vizitë zyrtare në Prishtinë dhe as ka ardhur ndonjëherë këtu, për vizitë zyrtare, jo vetëm Rugova vetë, por, në dijeninë time, asnjë zyrtar i lartë kosovar. Të krijohet përshtypja sikur Rugova nuk e njihte Republikën e Shqipërisë si një shtet sovran, me të cilin duhet të mbante marrëdhënie të mira dhe të shkëmbente delegacione të niveleve të larta. Pse? Ish-kryeministri i tij, Bukoshi, është shprehur në mënyrën më të ulët për Shqipërinë, duke e quajtur “vrimë të zezë” dhe Rugova, me heshtjen e tij, e ka pranuar këtë cilësim ogurzi të dishepullit të tij.
Shqipëria nuk ka vend për të nderuar ata që, jo vetëm nuk kanë bërë asgjë për të, por edhe e kanë shpërfillur. Në Tiranë ka shtatore ish-presidenti amerikan Uillson sepse e meriton: I hodhi dorën e ndihmës popullit tonë në një nga periudhat më të vështira të historisë së tij dhe e shpëtoi nga copëtimi. Nuk ka një shtatore për Mis Edit Durhamin, e cila ka bërë atë që asnjë i huaj nuk e ka bërë për Shqipërinë: ka shkruar dhe i ka kumtuar botës dhuntitë më të mira të shqiptarëve, në një kohë kur ata ishin “qytetarë” të Perandorisë Osmane. Emrin e saj ia kemi vënë një shkolle të ulët, ndërkohë që njërit nga bulevardet më të mirë të Tiranës i kemi vënë emrin e Zhanë D’Ark, e cila mund të jetë e madhe për Francën, por nuk ka asnjë vlerë për Shqpërinë. Shfrytëzoj rastin t’i propozoj Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe personalisht Kryetarit të Bashkisë, Z. Veliaj, ta heqë atë emër dhe të vendosë emrin e Edit Durham-it.
Pa folur pastaj që themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit, i kemi hequr shtatoren nga muzeu dhe ia kemi degdisur diku, në një cep të Tiranës, kurse, ndërkohë, kërkojmë një shesh kryesor të Tiranës për shtatoren e Rugovës.
Kam dyshimin se mos kjo rezolutë ka qëllim djallëzor: Ne po i ngremë në Tiranë shtatoren një ish-anëtari të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, ndërsa ju vendosni në Prishtinë shtatoren e një ish-anëtari të Partisë së Punës të Shqipërisë. Kështu lajmë duart si Ponc Pilati.
Hamendësimi nuk është dhe aq pa baza.
Tani ka mbet që Kuvendi të miraton edhe një rezolutë për Esat Pashë Toptanin, meqë edhe ai ka merita të ngjashme, si të Ibrahim Rugovës.
Turp të ketë Kuvendi i Republiksë se Shqipërisë që madhëron marioneta të Serbisë pushtuese!
Ky eshte turpi me i madhe qe munde ti ndodhe Tiranes. Rugova,nje njeri i dyshimte dhe me te kaluar jo te paster qe ende e kemi te memorje te fresket.Kur populli i Kosoves vuante per kafshaten ebukes ai jetonte siTito-ja ne pallate te ndertuar enkas per te dhe bente miliona per familjen…
vjen ere qelbesirllek, nga Prishtina ne Tirane.
plerat ne pushtet bejne historine e pushtave dhe te tradhetareve
shitet shume lire Shqiperia
PO E PERSERIT EDHE NJE HERE , SE SHQIPTARET , NE TE GJITHE BALLKANIN , QEVERISEN NGA BEOGRADI . TURP…100 HERE TURP .
Me thene te drejten nuk më intereson fare Rugova .
Më intereson Saliu duke ruajtur fjala vjen dhitë në fshat!
Që të kuptoj diçka se si natyra baritore u shndërrua në kafshërore! !!
Shndrrimi i saliut i nderuar pëllumb u bë me antibiotikë dhe afrodiziakë sërbë.
Ja sillte udb-ja me parashutim te kulla. U intoksiku dhe një dhi e cila qysh atë ditë filloi të vetdeklarohej ulkonjë!
Tunjatjeta!
Mire beni kur s’keni ç’te beni, por Ibrahim Rugova s’ka asnje lidhje me Tiranen, perveç nje dite qe doli para pallatit kultures ne perkrahje te mitingut te Sali Berishes. Vendosni dhe nje shtatore te Rugoves, por prane saj vendosni dhe shtatoren e dajos se tij, Xhafer Deves per vrasjen e shqiptareve qe luftonin kunder nazi-fashizmit dhe pak me tutje ate te Sali Berishes e Lulezim Bashes per 21 janarin. Rrofte republika e Xhafer Deves!