Endira shkon në gjykatë për abuzim

redaktor

Ish-kryetarja e KKRT-së Endira Bushati dërgohet për gjykim në gjykate me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimin në ngarkim të znj. Bushati duke e gjetur të provuar akuzën e ngritur ndaj saj, dhe e ka dërguar dosjen për gjykim në Gjykatën e Shakallës së parë Tiranë.

Ish-kryetarja e KKRT-së sot AMA,  Endira Bushati akuzohet se me dashje ka lejuar që televizione të ndryshëm kabllore të piraterojnë programe të subjekteve Digitalb, Top Channel dhe TV Klan.

Programe të cilat këto televizione kabllore i kanë transmetuar pa asnjë lloj  leje apo license, nga subjektet e pirateruar dhe madje duke përdorur edhe logot e tyre në këto transmetime.

Sipas akuzës së ngritur nga Prokuroria, edhe pse në drejtim të kreut të KKRT-se,  Znj. Bushati janë dërguar nga subjektet Digitalb, Top Channel dhe TV Klan shkresa dhe materiale të tjera që provonin pritarinë e kryer nga televizone të ndryshëm kabllore në dëm të tyre, në asnjë rast znj. Bushati nuk ka marrë iniciativën për hetimin e këtyre rasteve dhe ndalimin e tyre, veprim që e detyron ligji nr 8410.

Por, znj. Bushati  jo vetëm që nuk e ka ndaluar piraterinë e programeve të dy televizoneve kombëtare dhe subjektit Digitalb, por me anë të një shkrese të nënshkruar nga vetë ajo me dt. 29 Maj 2013,  u drejtohet të gjithë subjekteve kabllore duke u kërkuar transmetime të hapura të programeve të televizoneve kombëtare.

Shkrese e cila përbën dhe një shkelje të të drejtave të operatorëve kombëtare Top Channel, Tv Klan dhe Digitalb sha, i cili ka marrëveshje eksluzive për shpërndarjen dhe mbarëvatjen e sinjalit të këtyre televizoneve në platformën e tij. Edhe pse ky vendim është ankimuar sërish nga televizonet kombëtare, znj. Bushati e ka korrektuar atë vetëm 6 muaj më pas, duke lënë sërish shteg piraterie nga subjektet pirate.

Sipas Prokurorisë së Tiranës nga hetimet e kryera rezulton e provuar se ish-kryetarja e KKRT-se, sot AMA, Endira Bushati, me dashje nuk ka kryer veprimet ligjore për të cilat ishte e ngarkuar duke sjellë përfitime të padrejta për palët e treta dhe duke cënuar rëndë interersat e subjekteve të pirateruar. Pas verifikimeve të çështjes dhe administrimti të provave mes të cilave janë edhe ankesat me fakte materiale të televizoneve të pirateruar që i përkasin viteve 2009, 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2014 Prokuroria e Tiranës vendos ta dërgojë në gjykatë për gjykim dosjen e ngritur ndaj ish-kryetares, Endira Bushati me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Share This Article
2 Comments
  • Ish-kryetarja e KKRT-së sot AMA eshte nje nder shume individet e promovuar familjare te vendimmarresve te administrates se kaluar, te perfaqesojne kulmin e mediokritetit dhe njolle turpi per PD.

  • Endira apo Endyra do ti shkonte me mire? E paditur proverbialisht, kamikaze partiake e semure I solli nje dem te parikuperueshem AMA-s.
    E ka pak burgun Endyra e SHQUP-it

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *