Autoritetet gjyqësore kanë lëshuar një urdhër ndalimi për një tjetër shtetas në lidhje me vrasjen e Gazmend Çollakut në fillim të vitit në Durrës. Lajmin e bëjnë me dije burime pranë prokurorisë.
Mësohet se personi i shpallur në kërkim është Ervin Dalipaj, ish-shef i Krimit Ekonomik në Tiranë. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar në rrëmbimin e Çollakut.
Më herët gjatë ditës, uniformat blu arrestuan të dyshuarin e parë për rrëmbimin dhe vrasjen e Çollakut, shtetasin Denis Shtraza.
Pas një hetimi intensiv forcat policore bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin e 33-vjeçarit nga Durrësi, i cili u kap teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria përmes Aeroportit të Rinasit. Nga analizat e provave materiale policia kishte konstatuar se, Shtraza ishte njeriu që kreu ekzekutimin e Çollakut.

Bravo policise shtetit,keta trima me plote kuptimin e fjales po i sherbejne ketij populli mire dhe ndershem,akoma me mire do te presim ne te ardhmen,bravo Sajmir Tahiri qe vure vertete kete polici ne sherbim te ketij populli fukara qe ka 25 vjet qe lengon dhe vetem vritet nga kreminelet e Berishes.