Prokuroria e Tiranës ka njoftuar këtë të shtunë motivet për lëshimin e urdhërit të ndalimit për ish-ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera.
Në njoftim thuhet se, Ksera ka kryer veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.
Hetimet mbi ministrin e qeverisë Berisha kishin nisur në bazë të kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Sipas njoftimit, Ksera në bashkëpunim me ish-drejtorin e kabinetit Kleves Bitro, si edhe me mbështetjen e disa zyrtarëve të tjerë kanë vjedhur 30 milionë lekë të reja nga buxheti i shtetit.
”Këto shuma financiare, ish-drejtuesit e lartë të Ministrisë së Punës i kanë akorduar për disa aktivitete për shtresa të ndryshme sociale, por që faktikisht këto evente nuk janë realizuar, ose janë realizuar me kosto shumë më të ulta nga ato që janë shënuar në dokumenta”, saktësohet në njoftimin e organit të akuzës.
Konkretisht, pagesat e kryera për aktivitetet që nuk janë kryer rezultojnë për këto raste:
1-“Prioriteti i minoriteteve-Barazi në të drejta”;
2– “Kapërceni paragjykimet-Njihni romët”;
3-“Ne sfidojmë të gjithë sëbashku”;
4-“Të ndryshëm, por të barabartë”;
5-Përfshirje sociale-Drejtësi sociale”;
6-“Mosha e tretë, vlerë për shoqërinë”.

Ne ligjin e xhungles, me te dobetin e kullufisin. Ky i gjori eshte me i dobeti per momentin.
Mjere ne kush ka menduare per ne te moshuarit,pika qe su bje atyre qe thone se gjoja po lodhen po keputen po djersijne per ne ,si nuk i ha nje kolere keta mostra qe vetem mendojne per te vjedhur dhe aspak per ate per te cilen jane vene neper detyra.Burg dhe sekuesrtrim pasurije se rruge te mesme nuk mund te kete per keta te poshter dhe kreminele.
Mendoj, dhe jam i bindur se po te kete nje skanim serioz dhe te kujdesshem te rasteve analoge, do jemi deshmitare te shume vjedhjeve dhe zullumeve. Ky, s’eshte gje tjeter, vetem se turpi i radhes! A do behet ndonjehere shtet, apo do vazhdojme te shkruajme te njejtat gjera ne komentet tona? S’eshte cudi, qe dhe kjo ndodhi te mbyllet, sic jane mbyllur dhe te tjerat me pare. Ndryshimet ne sektorin e drejtesise kerkojne nje spastrim dhe ndryshim radikal, si dhe dergimin para drejtesise se reformuar te te gjithe te korruptuarve, duke u sekuestruar pasurite e pajustifikuara me page! Atehere do kemi te drejte te themi qe drejtesia ka folur me gjuhen e ligjit, ndryshe nuk kemi bere gje, vetem nje vrime ne uje!