Pse vakët Viti Nolian?

redaktor

Letër e nënshkruar,

Kol Rrudha

 

E nderuar Dita! Shtysa për të dërguar këtë shkrim erdhi pasi kisha lexuar në Dita të datës 13 janar 2016 artikullin “Noli dhe programi i nacionalistëve”, shkruar prej studiuesit me emër Gazmend Shpuza. Ishte një përpjekje shumë e lavdëruar prej tij. Botimi i atij artikulli, edhe si një homazh për të, në kuadrin e “Vitit Nolian 2015”, nuk besoj se mbyll ciklin për trajtime të tjera, pra dhe për shkrimin tim modest. Është një rastësi e fatit që “Viti Nolian 2015” të ishte aq pranë “Vitit Shekspirian 2016”. Janë dy përvjetorë vdekje njerëzish të mëdhenj. I pari, Shekspiri anglez, kurorë e poezisë botërore. I dyti, Fan Noli studiues e shqipërues brilant i veprës së Shekspirit. Noli i madh bëri që edhe në vendin e tij të origjinës Shekspiri të lexohet njëlloj si e lexojnë anglezët në origjinal. Por sherr-politika jonë e çmendur, e stërgjatur në kohë, ka prishur drejtpeshimin e vlerave kulturore të arritura me shumë mundim gjatë shekujve. Këtu e gjej arsyen t’i sugjeroj ministrit të Kulturës, por edhe të Arsimit, të klasifikojë vlerat e trashëguara, të klasifikojë dhe antivlera, që djallëzisht kërkojnë të “lexohen” si vlera dhe të mos ngazëllehen në promovime vjershash pa kurrfarë vlere.

Nga ana tjetër, si është e mundur të përcillet “Viti Nolian” aq vakët? Edhe pse kështu, dëmi më së shumti shkon për llogari të formimit qytetar, e jo të Nolit. Ai sërish i madh mbetet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *