Vargje të nënshkruara,
Kapo Labi
Ditë, veshët ç’na dëgjojnë
Vetëm vjedhje e dhunime
Dhe ata që i sajojnë
Të shumtat janë trillime.
Fermanët i bën Lurashi
Dhe i lexojnë disa Grida
Kërkon prapë pushtet qurrashi
Popullit t’i futet frika.
U lodhën duke lexuar
Flokëverdhat si banane
Ata që i kanë trilluar
Janë profka opozitare.
Del dhe ndonjë plakaruqe
Që të derdh plumb në gojë
Po mosha e bën të vetën
Ta lë fytyrën pa bojë.
Janë vashat e sulltanit
Duan fron për babanë
Për Kainin që bëri namin
Me të vjedhë e me të vrarë.
Ja dhe Rilindja u plak
Po del si kalliri bosh
Po i shkel një psikopat
Krimineli carahosh.
Mos bërtit o Lul kusari
Se nuk ka zgjedhje të reja
Pa hetime nga i pari
Ndryshe prapë do bjerë rrufeja.
