Video / Drejtuesi i BMW-s grushton taksistin

Dita

Një konflikt, i cili ka degraduar në grushta është regjistruar këtë të shtunë në Tiranë, pranë zonës së Zogut të Zi. Dy makina të parkuara njëra pas tjetrës duket se u kthyen në mollë sherri. Në pamje duket se drejtuesi i BMW-s del nga automjeti dhe i drejtohet shoferit të taksisë së verdhë duke i dhënë ca grushta të mira. Mendohet se shkak për konfliktin fizik mes drejtuesit të BMW-s dhe taksistit është zënia e vendit të parkimit. Nuk është hera e parë që mungesa e vendeve të parkimit ka sjell konflikt mes personave. Por edhe për këtë problem mendon kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi ka premtuar ndërtimin e vend-parkimeve nëntokësore.

 

https://www.youtube.com/watch?v=umWCdHZiflw&feature=youtu.be

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *