Tre persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë plagosur me sende të forta, një 43-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Petrushë të Pogradecit.
Sipas policisë, shtetasit E . H, 24 vjeç, I. H, 20 vjeç dhe M. F 34, vjeç, një ditë më parë kanë plagosur rëndë shtetasin A.S, për motive të dobëta.
I dëmtuari ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Fillimisht, 43-vjeçari, ka marrë ndihmën e nevojshme në Spitalin e Pogradecit dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës, Tiranë.
Autorët e dhunës, janë arrestuar dhe materialet i kaluan Prokurorisë Pogradec.
Për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.
