Vëllai i Denis Shtrazës: Gaz Çollakun e njohu në burg

Dita

Vëllai i Denis Shtrazës, që akuzohet se është një nga autorët e vrasjes së Gazmend Çollakut, thotë se i vëllai është i pafajshëm.

Duke folur për News 24, ai shprehet se i vëllai ditën e vrasjes së Çollakut ka qenë në Tiranë me të dyshuarin tjetër Ervin Dalipaj, dhe jo në Durrës.

“Është një akuzë e padrejtë, sepse vëllai im nuk ka lidhje më këtë vrasje. Dhe provat që janë marrë kundër tij nuk janë të vërteta. Gjatë gjithë ditës deri në mbrëmje ka qenë në Tiranë. Në darkë është kthyer në Durrës me mikun e tij Ervin Dalipaj. Në kthim i ka ndaluar policia dhe i ka shoqëruar në komisarjat, ku i ka marrë deklarimet duke treguar versionin e tyre dhe kanë dorëzuar të gjitha provat që i ka kërkuar policia“, thotë Denis Straza.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *