Për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, reforma në drejtësi është jetike për vendin, por ajo nuk duhet të niset në pikën zero, duke ribërë gjithçka.
Sollaku shpreh rezerva mbi modelet e marra si referencë për ndryshimet kushtetuese, duke thënë se asnjëra nuk është model i ndonjë vendi anëtar në BE, çka është dhe synimi i vetë reformës.
Sipas Sollakut, lënia e vulës në dorë të Komisionit të Venecias nuk është ndonjë garanci e madhe, për dy arsye: së pari sepse niveli i tyre profesional nuk ka ndonjë diferencë nga ajo e ekspertëve tanë, dhe së dyti, sepse edhe sistemi ekzistues është i certifikuar më parë nga Venecia, por rezultoi i dështuar.
I pyetur sesa rrezikojnë prokurorët dhe gjyqtarët nga kjo reformë, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, ai u shpreh: “Mesa duket, synimi i kësaj reforme në drejtësi është largimi i disa prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe prurja e një kontigjenti tjetër, që do të vlerësohen se përmbushin kriteret më mirë se aktualët që do të largohen.
Edhi Komisioni i Venecia e miratoi në parim këtë zgjidhje, megjithëse konstatoi se është një zgjidhje jashtë standarteve të BE-së, justifikuar kjo me situatën problematike ku ndodhet drejtësia shqiptare.
Në këto kushte, me të drejtë ekziston frika se bashkë me të thatin do të digjet edhe i njomi, siç thotë shprehja popullore. Ky moment mesa duket është synimi i gjithë reformës”.

IZOLONI KRYEINTRIGANTIN.
Per reformen ne drejtesi do hidhen shuma te medha parash te popullit ne menyre qe, te koruptuarit te koruptojne edhe ata qe s’ta pret mendja, vetem e vetem ta drejtojne reformen si duan te inkriminuarit.
Keta klepto paguajne shume shtrenjt te arijne synimet e tyre intrigante.Ndaj vendimet finale,nuk duhet ti marin ata nderkombetareqe punojne gjate me te koruptuarit,sepse ka mundesi ti koruptojne, sa me gjate te punojne me intrigantet e tiranistanit.Dihet kush eshte kryeintriganti i tranzicionit.