Qindra persona janë mbytur në brigjet detare midis Turqisë dhe Greqisë që pas shpërthimit të luftës në Siri. Shkak janë carkat e tejmbushura nga trafikantët që përmbysen rrugës.
Së fundi, policia turke tha se ka arrestuar një person, për tragjedinë e të shtunës ku humbën jetën 39 persona, shumica fëmijë.
Anija është fundosur në brigjet turke teksa po përpiqej, që larg syve të autoriteteve turke, të udhëtonte drejt Greqisë.
Zyrtarët në Turqi thonë se i kanë shpëtuar 75 persona të tjerë nga anija e fundosur, por kanë thënë se numri i viktimave mund të rritet ngasde dyshojnë se ka edhe emigrantë të tjerë që mund të kenë mbetur brenda anijes së fundosur.
Të mbijetuarit janë nga Siria, Afganistani dhe Mianmari.
Organizata Ndërkombëtare për Migrim thotë se më shumë se 250 persona kanë vdekur vetëm në muajin janar, duke u përpjekur të hyjnë në Evropë.
