Policia në Kazakistan ka çuar në pranga një nga biznesmenët më të fuqishëm në vend, i cili njihet gjerësisht për lidhjet me qeverinë ruse.
Tokhtar Tuleshov, shef ekzekutiv i birrarisë më të madhe në vend, është në mesin e katër personave që janë arrestuar gjatë të shtunës në qytetin jugor Shymkent.
Mediat kazake kanë cituar një burim nga Ministria e Brendshme, sipas të cilit policia ka gjetur armë zjarri dhe substanca narkotike gjatë bastisjeve në shtëpitë dhe zyrat e katër personave të arrestuar. Ende nuk dihet se nën çfarë akuzash ata kanë përfunduar në pranga.
Tuleshon ka udhëhequr zyrën kazake të organizatës me bazë në Rusi, Qendra për analizën e kërcënimeve terroriste. Ai ka qene edhe këshilltar i parlamentit rus për çështje ekonomike dhe ato të fesë. /Dita/
