Punojnë si skllevër, paguhen si lypsarë

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Një investim italian në Librazhd që ka hapur rreth 200 vende pune i paguan punëtorët si në vendet dikur koloni. Qesharake, por të paguhesh 18.000 lekë në muaj duke punuar si skllav dhe t’ia dish për nder investitorit dhe deputetit që ka ndërmjetësuar për ta sjellë, ky është diskriminim dhe nënçmim ndaj këtij populli. Nga ana tjetër politika snobon duke na i shitur si përmbushje të premtimeve të saj këto lloj ndërmarrjesh koloni. Turp për ata, por turp edhe për ne që shkalla e vlerësimit dhe krenarisë ka rënë tek copa e bukës që si i themi rëndom, e ha edhe një qen. Kështu na duan këta, kështu po bëjmë dhe ne. Boll më! Zgjohuni! Bëhuni dinjitozë për veten dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj. Ne që duam të bëhemi pjesë e qytetërimit evropian nuk duhet të ulim kokën si skllevër, por të ngrihemi tok.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *