Vrasja e Çollakut, analizat për një pikë gjaku

Saimir Lleshi

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në në qeli të arrestuarin kryesor për vrasjen e Gazmend Çollakut. Denis Shtraza do të mbetet në qeli pa afat deri në përmbylljen e dosjes hetimore.

Prokuroria është në pritjes të përgjigjes së ADN-së së pështymës së tij dhe këqyrjen e 9 telefonave celularë për të zbuluar lidhjet e 33 vjeçarit me vrasjen e Çollakut.

Gjurma e gjakut e gjetur në makinë, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, nuk është i viktimës, por korespondon me një pikë gjaku që është gjetur në fashetën me të cilën viktima i kishte të lidhura duart. Për të provuar se kujt i përket kjo gjurmë gjaku, prokuroria ka dërguar për ekspertim të ADN-së pështymën e Shtrazës.

Në laborator të Policisë Shkencore janë dorëzuar edhe 9 celularët e gjetur në mjet, për të parë ndonjë mesazh apo telefonat të kryer me këto telefona që në momentin e gjetjes ishin të mbyllur. Si dhe është kërkuar nga kompanit telefonike, zbardhjen e itinerarit të lëvizjeve të këtyre celularëve referuar anetenave të operatorëve telefonik.

Për të gjitha këto veprime hetimore, Shtraza mësohet se ka dhënë miratimin e tij, duke mos pranuar pjesëmarrjen në rrëmbimin e Gazmend Çolllakut.

Gjatë marrjes në pyetje, i arrestuari ka mohuar njohjen me Çollakun duke pranuar miqësin e vjetër me ish-efektivin e policisë të shpallur në kërkim Ervin Dalipaj.

Ajo që për hetuesit është një dyshim i arsyeshëm, është fakti se mbrëmjen e rrëmbimit Shtraza në ora 00:00 të natës është kthyer në banesë, duke mos justifikuar itinerarin e lëvizjeve të tij.

Share This Article