Tensioni i ri Rusi-Turqi

Saimir Lleshi

Një avion luftarak rus shkeli të shtunën hapësirën ajrore turke. Për presidentin turk, Rehep Taip Erdogan kjo është shtysë për tensione të reja midis dy vendeve.

Kreu i shtetit turk tha se kjo do të ketë pasoja të reja midis dy shteteve.

“Kjo sjellje e papërgjegjëshme nuk ndihmon aspak në ndërtimin e marrëdhënieve mes NATO-s dhe Rusisë”, tha Erdogan.

Nga ana tjetër Moska e mohoi akuzën e Ankarasë për dhunim të hapësirës ajrore. Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se qëndrimi i Turqisë është thjesht propagandë.

Tensionet mes dy vendeve kanë qenë të larta që prej muajit nëntor, kur avionët luftarakë turq rrezuan avionin rus Su-34 me pretendimin se kishte shkelur hapësirën ajrore turke.

Që prej atëherë maarrëdhëniet midis dy vendeve është përkeqësuar ndjeshëm, duke shkaktuar anulimin e një sërë marrëveshjeve. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *