Të paktën 12 persona gjetën vdekjen pas një zjarri të rënë në një punishte tekstilesh në Moskë të Rusisë. Në mesin e viktimave janë edhe tre fëmijë nga zjarri që shpërtheu të shtunën. Nga zjarri që përfshiu ndërtesën, kulmi ra Brenda.
Sipas Komitetit Hetues të Rusisë, zjarrvënia e qëllimshme dhe neglizhenca, dyshohet të jenë shkaqet kryesorë të shpërthimit të flakëve.
Avokati i Popullit ka thënë se tre fëmijë janë në mesin e të vdekurve dhe se viktimat ishin emigrantë që po punonin.
Zjarri e ka përfshirë një sipërfaqe prej 3 mijë metrash katror dhe kanë kaluar pesë orë derisa zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë atë. /Dita/
